Saturday, July 27, 2024

(Video) Vllaznia U16 e nis me goleadë fazën e dytë, mund 6-1 Akademinë e Futbollit Tirana. Spikat dopieta e talentit kuqeblu Flavio Fusha

Lexo

Vllaznia U16-Akademia e Futbollit U-16    6-1

(Shënues: Amer Kthupi, 8’, Flavio Fusha 12’, 70’, Imran Fusha 14’,

Arkan Nikaj 60’, Erdis Valikaj 76’/Albi Doçi 62’

Vllaznia: Ndoj, Taflaj, Hebovija, Valikaj, Kthupi, F. Fusha, I. Fusha, Cani, Nikaj, Hoxha, Seferaj(U aktivizuan: Moleci, Volumi, Canga). Trajner: Alsid Tafili

Akademia e Futbollit: Tozo, Brija, Halilaj, Qose, Ferati, Gjoka, Doçi, Sokoli, Bushi, Ademaj, Skepi.

Gjyqtarë: G. Rebani, S. Hysjeni, A. Kastrati, N. Sterkaj

Faza e dytë e Kampionatit Kombëtar të futbollit të moshave ka nisur me një fitore të thellë të Vllaznisë U-16. Skuadra e drejtuar nga trajneri Alsid Tafili, ka sfiduar ekipin e Akademisë së Futbollit Tirana duke e mundur me rezultatin 6 me 1.

Një fitore, kjo që ka brenda kontributin e të gjithë skuadrës, duke nisur që nga portjeri Alevio Ndoj, ndër pikat më të forta të skuadrës, për të vijuar më pas me të gjithë lojtarët e formacionit. Por, natyrisht që spikatjen më të madhe e ka pasur futbollisti i talentuar Flavio Fusha, i cili në këtë ndeshje ka shënuar dy gola, njëri më i bukur se tjetri.

Rrjeta e parë për Flavion Fushën ka ardhur në minutën e 12-të, katër minuta pasi Amer Kthupi do të kalonte Vllazninë në avantazh me rezultatin 1-0. Ndërkohë, goli i dytë është regjistruar në minutën e 70-të, në sajë të një rrofeshatë mjeshtrore duke marrë me të drejtë duatrokitjet e tifozëve të pranishëm.

Ndërkohë, tre golat e tjerë për Vllazninë U-16 kanë për autor Imran Fushën në minutën e 14-të, Arkan Nikajn në të 60-tën dhe Erdis Valikajn në të 76-tën.

Pas kësaj jave, tabeën e klasikimit për Kampionatin Kombëtar të moshave për kategorinë U-16 e kryeson Shënkolli me 25 pikë. Në vend të dytë është Tirana me 18 pikë, Partizani i treti me 17-të, Vllaznia e pesta me 16 pikë, për të vijuar Apolonia 12, Teuta 10, Intrnacional Tirana dhe Akademia e Futbollit Tirana me nga 7 pikë, AF Elbasani 3, Pepa Elbasan 0 pikë.

(Video) Goli i Flavio Fushës me rrofeshatë, si dhe në vijim e gjithë ndeshja e plotë, Vllaznia U16-Akademia e Futbollit Tirana U16, 6 me 1)

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img