Saturday, May 18, 2024

(Video) Vllaznia U19-Kevin Dodaj: Dy golat ndaj Teutës U19 shkojnë për mamin që më ndoqi nga tribuna e “Reshit Rusit”

Lexo

Kevin Dodaj, talenti 19 vjeçar që luan me Vllazninë U-19, por që është edhe pjesë e Vllaznisë së madhe, në ndeshjen e së shtunës ndaj Teutës U-19 e vlefshme për Superligën e moshave shënoi dy gola duke kontribuar në fitoren 3 me 0.

I pyetur pas ndeshjes për dedikimin që ka për këtë dygolësh, Kevin thotë se këto gola shkojnë për mamin e tij, e cila e ndoqi ndeshjen Vllaznia-Teuta në tribunën e stadiumit “Reshit Rusi”. Dedikim, që shkon njëherazi edhe për festën e 8 marsit.

Sa i përket ndeshjes dhe fitores me Teutën, Dodaj shprehet i kënaqur për lojën e skuadrës në përgjithësi duke qënë i bindur se Vllaznia U19, si kryesuese e kampionatit po shkon drejt titullit kampon.

Duke qënë se është pjesë e të dy skuadrave kuqeblu, U19 dhe ekipit të parë, Dodaj thotë se kudo që t’i kërkohet për të luajtur, është i gatshëm të japë më të mirën e tij në fushën e lojës.

(Video) Prononcimin e plotë në video të golashënuesit të Vllaznisë U19, Kevin Dodaj mund ta ndiqni kanalin tonë zyrtar, Veriu Sport-YOUTUBE.

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img