Monday, May 6, 2024

(Video) Volejboll Femra-Skënderbeu fiton në shtëpi ndeshjen e parë gjysmëfinale të Kampionatit Kombëtar-Play Off

Lexo

Skënderbeu-Vllaznia  3-0(25-15, 25-19, 25-23)

Ashtu siç pritej, gjysëmfinalja e parë e fazës Play Off të Kampionatit Kombëtar të volejbollit për femra ka qënë një kockë e fortë” për Vllazninë, pasi përballë kanë pasur Skënderbeun, skuadrën më në formë të këtij sezoni sportiv.

Falë edhe diferencave që kanë në formacionet e tyre, ku skuadra korçare ka në përbërje të saj disa volejbolliste të huaja, të cilat prej kohësh luajnë njëra me tjetrën, sfida në fjalë e luajtur pasditen e sotme në pallatin e sportit “Tamara Nikolla” të Korçës përgjithësisht ka qënë e kontrolluar nga vendaset.

Skënderbeu i drejtuar nga trajneri Orlando Koja ka fituar setin e parë me rezultatin 25-15, ndërkohë që në të dytin ka pasur më shumë rivalitet, por përsëri është fitues me shifrat 25 me 19.

Seti i tretë ka qënë më i bukuri i krejt takimit, kjo edhe për faktin se Vllaznia e drejtuar nga trajnerja Nora Deda e rrit ndjeshëm nivelin e saj duke kërkuar që ta marrë këtë set dhe të rihapë takimin. Por, pikërisht në pikët deçizive, në skenë del përvoja e Skënderbeut që duke shënuar dy pikët e fundit fiton setin 25 me 23, dhe të gjithë ndeshjen me rezultatin 3 me 0.

Ndeshja e dytë gjysmë finale luhet në Shkodër aty ku e për trajnerin e korçareve Orlando Koja shkodranët kanë tjetër ritëm ndaj e për këtë Koja nuk quan asgjë të mbyllur pa u luajtur edhe takimi i dytë.

Në fund të kësaj ndeshje trajnerja e Vllaznise Nora Deda është shprehur se skuadra e Skënderbeut ka lojtare me kualitet të lartë ndaj edhe për këtë nuk është e lehtë të perballesh me një ekip me lojtare shume te mira, por Deda ka një projekt për sezonin tjetër të cilin, thotë se e ka paraqitur  ne zyrat e bashkisë, institucion që për trajneren është treguar i gatshëm për të rikthyer Vllaznine në elitën e Volejbollit shqiptar.

(Video) Prononcimin e plotë të trajneres Nora Deda, dhënë pas ndeshjes, Skënderbeu-Vllaznia, 3-0, si dhe pamje nga ndeshja në fjalë, mund t’i ndiqni në kanalin tonë zyrtar, VERIU SPORT-YOUTUBE.

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img