Friday, May 3, 2024

(Video) Volejboll Femra-Vllaznia e barabartë me Skënderbeun, por humbet në pikët deçizive. Kuqeblutë, ankesa për gjykimin

Lexo

Vllaznia-Skënderbeu 0-3(21-25, 22-25, 22-25)

Vllaznia: Paola Gjyshja, Stela Agolli, Laura Ballçiti, Edna Erkoçi,  Sarah Beci, Manuela Sierra, Elira Rukaj, Marjana Ndou, Xhesika Kaçi, Sthefany Miguel, Katherine Saundes, Liridona Kodra. Trajnere Nora Deda

Skënderbeu: Paola Gjata, Victoria Vivas, Irsa Metanj,  Edona Kalludra, Nensi Miliku, Wlliams, Ilva Naço, Emanuela Ramo, Ana Sasuleva, Zyla Kadriu, Antonella Pesce, Sara Malaj, Elona Bego Anxhela Mehmeti. Trajner: Orlando Koja.

Gjyqtarë: Roland Mujo, Edison Kurti

Vllaznia dhe Skëndërbeu, janë përballur pasditen e së hënës në pallatin e sportit “Qazim Dervishi” të Shkodrës për llogari të javës së tetë të Superligës së volejbollit shqiptar, ndeshje kjo e transmetuar dretpërdrejt nga portali Veriu Sport.

Edhe pse përballë kishte Skënderbeun, një nga skuadrat më të mira të volejbollit shqiptar i ndërtuar dhe mirëfinancuar për trofe, trajnerja e Vllaznisë, Nora Deda, ishte optimiste që skuadra e saj do të bëntë një paraqitje dinjitoze në këtë ndeshje të parë të vitit 2024.

Lënia pas e problemeve organizative dhe kompletimi i skuadrës, mes të cilave edhe me tre volejbollistet e huaja të ardhura nga Kanadaja, Kolumbia dhe Brazili,Katerina Olivia, Manuela Sierra dhe Sthefany Miguel, pritej të jepte efektin e duhur pozitiv në përballjen me ekipin korçar.

Dhe, për hirë të së vertetes, një gjë e tillë u pa qartazi në ndeshjen e sotme, ku pa as më të voglin dyshim, Vllaznia ishte krejt e barabartë me ekipin korçar. Për këtë flasin edhe vetë pikët, ku në të tre setet përkatëse, 21-25 në të parin, 22-25 në të dytin dhe po kaq edhe në të tretin, Vllaznia synonte fitoren, por në pikët deçizive, krahas gabimeve të vetë kuqebluve, drejtuesit e Vllaznisë kanë pretendime për gjykimin e ndeshjes.

Një gjë të tillë e bëri publike vetë trajnerja kuqeblu Nora Deda, e cila fajëson arbitrat e ndeshjes, të cilët me vendimet e tyre ndikuan në humbjen e Vllaznisë.

Gjithësesi, për trajneren Deda, Vllaznia bëri një paraqitje dinjitoze në këtë ndeshje të parë të vitit, ndërkohë që komplimentoi tre lojtaret e huaja, për të cilat tha se janë harmonizuar shumë shpejt me skuadrën. Sipas saj, e ardhmja e kësaj skuadre është mjaft pozitive, gjë që beson se Vllaznia do ta shpreh në përballjet me kundërshtarët e tjerë në vazhdim.

Ndërkohë, nga ana tjetër, trajneri i Skënderbeut, Orlando Koja, pasi komplimentoi lojën e Vllaznisë si dhe lojtareve të huaja, pohoi sesa i përket ekipit të tij, ai është në rrugën e duhur duke pasur objektiv të fitojë të gjithë trofetë e vitit kombëtarë, përfshirë edhe atë Mbarëkombëtare, të Ligës “Gjergj Kastrioti” ku është kualifikuar në finale.

(Video) Vllaznia-Skënderbeu 0-3, volej femra. Ndeshja e plotë, transmetim me koment nga Veriu Sport. Në vazhdim edhe prononcimet e dy trajnerëve, Nora Deda(Vllaznia) dhe Orlando Koja(Skënderbeu).

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img