Saturday, July 20, 2024

Botërori 2026, FIFA zgjedh stadiumet ku do të luhen ndeshjet

Lexo

Mbrëmjen e kaluar FIFA ka caktuar stadiumet ku do të luhen dy ndeshjet më të rëndësishme të Botërorit 2026. Turneu 39 ditorë ngre siparin në Meksiko Siti në “Estadio Azteca” më 11 qershor. Sa i përket finales së madhe, ajo do të luhet më 19 korrik në “MetLife Stadium” të Nju Xhersit.

Sipas medieve amerikane për ndeshjen e 104-rt të turneut ishin në garë edhe shteti i Teksasit (pronari i Dallas Cowboys, Xherri Xhons kishte lobuar fort për “AT&T Stadium”-in e Arlingtonit) dhe ai i Kalifronisë. Për këtë sukses të “MetLife Stadium” pati meritë edhe bashkia Nju Jorkut, e cila i dha një krah të fortë asaj të Nju Xhersit në këtë garë të fortë.

Qyteti ku kanë lindur yje të muzikës si Brus Springstin, Xhon Bon Xhovi dhe Frenk Sinatra do të jetë qendra e globit më 19 korrik të 2026-ës pasi aty ul siparin turneu ku për herë të parë do të marrin pjesë plot 48 shtete. “Do të jetë një triumf i vlerave tona. Do të jetë një trashigëmi e madhe për brezat që do të vijnë”, tha Guvernatori i Nju Xhersit, Fill Mërfi.

Të gjitha takimet prej çerekfinaleve e më tej do të luhen në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Gjysëmfinalet do të luhen më 14 dhe 15 korrik. Finalistja e parë do të mësohet në stadiumin “AT&T” ndërsa e dyta do të vendoset në “Mercedes Benz Stadium” në Atlanta.

Çerekfinalet do të mbahen në “Gillette Stadium” në Foksborou, Masaçusets, më 9 korrik, në “SoFi Stadium në Ingleud, Kaliforni (10 korrik), në “Arrowhead Stadium” në Kansas Siti, Misuri dhe “Hard Rock Stadium” në Miami Gardens në Florida më 11 korrik.

Finalja e vogël do të mbahet më 18 korrik në “Hard Rock”.

Stadiumet në Arlington, Atlanta dhe Hjuston kanë çati të lëvizshme, por për turneun janë programuar që të mos hapen kurrë për shkak të temperaturave të larta. Ndërsa impiantet në Ingleud and Vankuver kanë çati fikse.

Bari artificial në stadiumet në Arlington, Atlanta, Ist Rutherford, Foksborou, Hjuston, Ingleud, Sjatëll dhe Vankuver do të zëvendësohet me bar natyral.

 

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img