Sunday, November 10, 2024

(Video) Volejboll femra-Vllaznia kalon në gjysëmfinalen Play Off me dopio fitore ndaj Barletit Volej(2-3 dhe 3-0)

Lexo

Vllaznia-Barleti Volej  3-0(30-28, 25-18, 25-20)

Formacioni i Vllaznisë: Sarah Beci, Xhesika Kaçi, Paola Gjyshja, Stela Agolli, Laura Ballçiti, Edna Erkoçi,  Manuela Sierra, Elira Rukaj, Marjana Ndou, Sthefany Miguel, Katherine Saundes, Liridona Kodra. Trajnere: Nora Deda

Me dy fitore radhazi, 2 me 3 në Tiranë dhe 3 me 0 në Shkodër, Vllaznia e volejbollit te femrave e drejtuar nga trajnerja Nora Deda, ka eleminuar Barletin Volej duke u kualifikuar për në gjysëmfinalen e fazës Play Off të Superligës së volejbollit shqiptar.

Fitorja e dytë u realizua mbrëmjen e sotme me ndeshjen e luajtur në pallatin e sportit “Qazim Dervishi” të Shkodrës, e cila erdhi për sportdashësit në një transmetim të drejtpërdrejtë me koment nga portali Veriu Sport. Një ndeshje kjo përcaktuese për Vllazninë që fatin e kualifikimit kërkonte ta mbyllte me ndeshjen e dytë, teksa kishte fituar të parën në transfertë, dhe Barletin nga ana tjetër, që me një fitore në Shkodër synonte do ta çonte çështjen e kualifikimit me ndeshje finale të tretë.

Dhe, ajo çfar pasqyroi seti i parë, dëshmoi qartazi këmbënguljen e të dyja skuadrave për ta marrë këtë set që konsiderohej si baza e suksesit. Dhe, në fakt, ashtu ndodhi, sepse, me fitoren e këtij seti, Vllaznia mbajti gjithçka nën kontroll duke e mbyllur krejt ndeshjen me rezultatin 3 me 0 në favor të saj.

Megjithatë, seti i parë nuk mund të anashkalohet pa një koment më të zgjeruar, sepse ai i pati brenda të gjitha: luftën e fortë sportive, rivalitetin deri në ekstrem, emocionet dhe dramacitetin, sidomos në pikët shtesë. Aty, ku me shërbimin perfekt të talentes Paola Gjyshja, seti mbyllet me shifrat 30 me 28 në favor të Vllaznisë.

Lufta sportive vazhdoi edhe në dy setet e tjerë, por për hirë të së vertetes, fitimi i setit të parë i dha Vllaznisë më tepër besim dhe optimizëm që me një Nora Deda tejet aktive në orientimin e skuadrës nga stoli, si dhe organizimin dhe pasin perfekt të kapitenes Sara Beci, alternuar edhe me kolegen Xhesika Kaçi, i jep mundësi treshes së huaj, Manuela Sierra, Sthefany Miguel, Katherine Saundes, së bashku me Stela Agollin, Paolo Gjyshjen, Marjana Ndou, etj, ta komandojnë situatën në fushën e lojës drejt fitores së setit të dytë 25-18, të tretit 25-20, dhe të gjithë ndeshjes, 3 me 0.

Në këtë mënyrë, me fitoren e mbrëmjes së sotme, Vllaznia realizon dopio fitore ndaj Barletit(2-3 dhe 3-0) duke fituar të drejtën e kualifikimit në gjysëmfinalen e fazës Play Off. Një objektiv ky i realizuar mbas shumë sakrificash dhe peripecish që kaloi skuadra, por që Vllaznia, edhe pse në gjysëmfinale do të përballet me një kundërshtar shumë të fortë, si Skënderbeu, do të kërkojë të bëjë më të mirën edhe në këtë tur.

(Video) Ndeshja e plotë, Vllaznia-Barleti, Superliga Volej Meshkuj. Transmetim nga Veriu Sport-me koment, 5 prill 2024.

Gaspër MARKU

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img