Saturday, May 18, 2024

(Video) Volejboll Femra. Vllaznia-MSU(SHBA). Kuqeblutë, miqësore Ndërkombëtare me skuadrën amerikane ku luan volejbollistja shkodrane Amela Qershija që i shërben bashkëpunimit

Lexo

Vllaznia-MSU, skuadër e ardhur nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës, ka qënë ndeshja miqësore ndërkombëtare e volejbollit femra, zhvilluar sot në pallatin e sportit “Qazim Dervishi” të Shkodrës në kuadrin e testimit që dy skuadrat përkatëse po bëjnë për sezonin e ri sportiv.

Përpos kësaj, kjo miqësore e iniciuar nga ish volejbollistja e Vllaznisë, Amela Qershija, e cila sezonin e kaluar u transferua në Shtetet e Bashkuara të Amerikës duke luajtur për skuadrën MSU, kishte për qëllim edhe shkëmbimin e eksperiencave dhe bashkëpunimin professional mes dy klubeve.

Sa i përket fushës së lojës, Metropolitan State University of Denver(MSU), në formacionin e së cilës ishte edhe volejbollistja shkodrane, Amela Qershija, ka dominuar duke e fituar të gjithë ndeshjen me rezultatin 3 me 0.

Për t’u theksuar është se pjesë e Vllaznisë në këtë ndeshje ishin edhe dy ish volejbollistet e Vllaznisë, Antoneta Molla dhe Xhesi Kaçi, të cilat iu përgjigjen pozitivisht ftesës së presidentit kuqeblu Florian Zekja për të luajtur në përbërje të skuadrës shkodrane.

Përtej rezultatit të ndeshjes, i cili ishte në favor të skuadrës amerikane MSU, për trajnerin e Vllaznisë Dorjan Tafa, kjo miqësore i shërbeu skuadrës si sinjal për fillimin e përgatitjeve të sezonit të ardhshëm. Ndërkohë, që Tafa, por edhe presidenti Zekja, mbesin me shpresë që ftesa e bërë nga stafi teknik i Vllaznisë në volejboll femra për rikthimin në Shkodër të volejbollisteve shkodrane që luajnë në ekipet e tjera të bëhet realitet për të ndërtuar një Vllazni kampione.

(Video) Pamje nga ndeshja ndërkombëtare e volejbollit femra, Vllaznia-MSU(SHBA)

Gasper MARKU

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img