Saturday, April 20, 2024

(Video)Çiklizëm-Kupa “Agim Tafili”, nis etapa e dytë, Shkodër- Balldre-Gomsiqe-kthim me finish në Shkodër, 108

Lexo

E filluar ditën e djeshme  me etapën e parë, Fushë Krujë(Europa Parku)-Rruga e Velipojës-Torrovicë-Rranxë-Balldre-Torrovicë-Shkodër me distancë 122.6 kilometër, ku fitues dolën Olsi Veliaj I Tiranës për Elitë dhe Flavio Venomi i Vllaznisë për junior, Kupa “Agim Tafili” në çiklizëm vijon ditën e sotme me etapën e dytë, Shkodër- Balldre-Fishtë-Hajmel-Vau i Dejes-Gomsiqe-kthim me finish në Shkodër, 108 kilometar e gjatë.

Çiklistët pjesëmarrës të kësaj gare janë nisur në orën 10:00 në dalje të qytetit të Shkodrëës pranë aksin rrugor të Bahçallekut dhe pasi të kenë pedaluar 108 kilometra drejt Gomsiqes së Pukës do të kthehen përsëri në Shkodër për të bërë finishin në sheshin e lagjes Parrugë.

Menjëherë pas përfundimit të garës së etapës së dytë, do të organizohet ceremonia e mbylljes së aktivitetit dy ditor të Kupës “Agim Tafili” pranë sheshit përpara godinës së Bashkisë Shkodër, ku  krahas ndarjes së çmimeve për fituesit e të dy etapave do të ketë vlerësime me çertifikatë “Mirënjohje” për disa nga figurat e sportit të çiklizmit në vite.

(Video) Pamje nga nisja e etapës së dytë të Kupës “Agim Tafili” në dalje të qytetit të Shkodrës, lagja Bahçallek.

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img