Thursday, May 9, 2024

(Video)Fantastike-Boksieri kuqezi Adam Maca, sfidon edhe rumunin Mario Caprian dhe kualifikohet në finalen e Europianit të Kroacisë ku do të ndeshet me Rasul Guliyev(Ukrainë). Trajneri Çekini, optimist për Medaljen e Artë

Lexo

Boksieri kuqezi i klubit shkodran të boksit, Boxing North Albania, Adam Maca po bën një paraqitje fantastike në Kampionatin Europian të boksit për të rinjtë që është duke u zhvilluar në Porec të Kroacisë.

Përgatitja profesionale e zhvilluar nën drejtimin e trajnerëve të klubit të boksit shkodran, Boxing North Albania, vëllezërve Emiliano dhe Klaodio Çekini po jep frytet e duhura në Kampionatin Europian.

Mbrëmjen e së premtes, Adam Maca ka realizuar fitoren e katërt në këtë Europian, duke arritur suksesin fantastik të kualifikimit në finalen e peshës së tij deri në 57 kg.

Më herët, kualifikimi i turit të parë erdhi përmes shortit, ndërkohë që më pas kanë ardhur tre fitore radhazi në ring njëra pas tjetrës, fillimisht me kroatin Bruno Bacac, më pas me kampionin e Europës në fuqi, bullgarin Konstandin Yordanov Kostov, ndërkohë që mbrëmjen e sotme sfidoi edhe rumunin Mario Caprian.

Veriu Sport, pati një lidhje të drejtpërdrejtë me trajnerin Klaodio Çekini, i cili në cilësinë e trajnerit të ekipit kombëtar shoqëron Adamin në Europian e Kroacisë, prej të cilit mësoi se prezantimi i boksierit të tij është i shkëlqyer.

Sipas Çekinit, ndeshja e sotme ishte në një farë mënyre fotokopje e asaj të një dite më parë, ku Maca mposhti bullgarin Kostov. Që do të thotë se në raundin e parë boksiri shqiptar ishte më racional në veprimet e tij duke i dhënë më shumë rëndësi studimit të kundërshtarit, ndërkohë që në dy raundet e tjera ai shpërthen me breshëri goditjes.

Në të tilla kushte, kundërshtari i tij, rumuni Caprian pëson dy herë Knock Doën, një në randin e dytë dhe një tjetër në të tretin duke bërë që në përfundim të pesë gjyqtarët e ndeshjet t’i japin fitoren e pastër, 5 me 0 Adam Macës.

Me këtë fitore, Adam Maca kualifikohet në finale e Kampionatit Europian, ku me 14 prillë do të ndeshet me boksierin ukrainas Rasul Guliyev.

Gjithnjë sipas trajnerit Klaodio Çekini, me superformën që po paraqet nga ndeshja në ndeshje, ka besim të plotë se Adam Maca do të dalë fitues edhe në këtë finale për t’u shpallur Kampion i Europës në peshën 57 kg dhe për të merituar Medaljen e Artë.

(Video) Momenti i shpalljes së vendimit për Adam Macen, si fitues 5-0 ndaj boksierit rumun Mario Caprian.

Gaspër MARKU                    

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img