Thursday, May 9, 2024

Flamurtari merr tre pikë të rëndësishme në transfertën e Vorës. Fitore qetësie për vlonjatët që mbajnë vendin e tretë në renditje

Lexo

Vora-Flamurtari 2-3

(Shënues: Gaio 50’, Prengaj 63’/Shkurtaj 29’,53’, D. Pjeshka 48’)

Kartonë të verdhë:Raboshta 9,Vrapi 21,Gaio 71/Batha 38, D.Pjeshka 51 e 84,Deliaj 55,Kriviçiç 90’. Kartonë i kuq:D.Pjeshka 84

Vora:Jata,Ismaili(Ntephe 77),Tabaku(Avdiu 77),Prengaj,Raboshta,Vrapi(Meta 64),Gaio,Dalipi,Imami(Xhabrahimi 87),Sefa(Xhemalaj 64),Qardaku Trajner:Endri Zjarri

Flamurtari:Teqja,Deliaj,Oliveira(Dalanaj 90),Shkurtaj(Leshi 90),Ramadani(Gustavo 68),Frashëri,Sidibe,Podrimcaku(Diamanti 46),Batha,P.Pjeshka(Kriviçiç 68),D.Pjeshka Trajner:Eqerem Memushi

Gjyqtarë:Albert Doda,Denis Rexha(Tiranë),Endri Mehmetaj(Fier),Adrian Beqiraj(Tiranë) Delegat:Eraldi Shera(Shijak) Vëzhgues:Arben Molla(Tiranë)

Ndeshja mes Vorës dhe Flamurtarit e zhvilluar në kuadër të javës së 29-të të Kategorisë së Parë,u mbyll me fitoren e vlonjatëve. Sfida që u luajt në stadiumin “Vora” përfundoi me rezultatin 2-3 në favor të miqve.

Pjesa e parë u mbyll pikërisht me avantazhin e kuqezinjve, golin për të cilët e shënoi Shkurtaj në minutën e 29-të. Me nisjen e pjesës së dytë, Flamurtari vazhdoi të ishte kërkues duke gjetur edhe golin e dytë me Denis Pjeshkën në minutën e 48-të.

Vetëm dy minuta më pas, ndeshja u rihap me Gaio që shënoi të parin për Vorën. Megjithatë, vlonjatët nuk u dorëzuan, me Shkurtajn që shënoi të dytin personal dhe të tretin për skuadrën në minutën e 53-të.

Prengaj në krahun tjetër, shkurtoi përsëri diferencat duke e çuar ndeshjen në 2-3 me anë të një penalltie. Edhe pse Flamurtari mbeti me 10 lojtarë,ku Denis Pjeshka u ndëshkua me kartonin e dytë të verdhë në minutën e 84-të,Vora nuk e kishte fuqinë të reagonte,për të dalë me pikë nga kjo sfidë duke shënuar humbjen e pestë radhazi dhe duke vënë në diskutim tashmë vendin e katërt.

Në krahun tjetër Flamurtari gjen një fitore qetësie duke mar 3 pikë me shumë vlera për të blinduar vendin e tretë në klasifikim.

Fatos LAMAJ

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img