Saturday, May 18, 2024

Vllaznia-Dinamo, kryesfida e javës së 34-të. Sot, ora 16:00 në “Loro Boriçi”, transmetim i drejtpërdrejt nga “MCN TV”

Lexo

Vllaznia-Dinamo do të jetë kryesfida e javës në Abisnet Superiore. Paralelisht me takimet e tjera,përballja mes tyre merr jetë sot në orën 16:00.

Të dyja skuadrat zbresin në “Loro Boriçi” duke mbajtur mbi supe  27 tituj kampion. 18 i ka fituar Dinamo në historinë e saj, ndërsa 9 i përkasin Vllaznisë.

Tre javë nga fundi i kampionatit, Vllaznia është në vendin e dytë të klasifikimit dhe Dinamo në vendin e katërt. Që të dyja kanë objektiv fitoren, Vllaznia për të mbajtur pozitat e vendit të dytë dhe Dinamo për të fituar betejen me Tiranën sa i përket vendit të katërt të “Final-Four”.

Gjithçka është për t’u shijuar, sepse përballja mes këtyre dy skuadrave ka dhuruar gjithmonë spektakël.

Në të njëjtën orë me ndeshjen Vllaznia-Dinamo luhen edhe katër duelet e tjera të Superiores. Vetëm Kukësi i ka mbyllur llogaritë për këtë edicion, ndërsa të gjitha skuadrat e tjera luajnë për të siguruar objektivat sezonalë.

Ndeshje e sotme të Abissnet Superiore

Vllaznia-Dinamo

Partizani-Skënderbeu

Erzeni-Kukësi

Teuta-Egnatia

Laçi-Tirana

Fatos LAMAJ

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img