Sunday, April 28, 2024

Vllaznia, ekipi më i mirë i momentit në kampionat por jo vetëm

Lexo

Vllaznia është ekipi më i mirë i momentit në kampionat por jo vetëm. Shkodranët ditën e djeshme morën fitoren e gjashtë rresht në këtë sezon. Pesë në kampionat dhe një në Kupën e Shqipërisë.

Në Superiore, Vllaznia ka triumfuar ndaj skuadrave si Dinano,Tirana,Skënderbeu,Erzeni dhe Kukësi ndërsa në Kupë triumfuan ndaj Flamurtarit. Kuqeblutë po kalojnë me sukses çdo kundërshtarë, me rivalët që duken shumë të “vegjël” përpara dëshirës dhe forcës së shkodranëve.

“Djemtë” e Qatip Osmanit do të luajnë ndaj Partizanit ditën e dielë, takim që do të startoj në orën 17:00 në “Loro Boriçi”. Kjo përballje është e vlefshme për javën e 21-të të Superiores, ndërsa cilësohet edhe si prova e së vërtetës për shkodranët.

Aktualisht, Vllaznia mban vendin e tretë në tabelën e klasifikimit me 32 pikë, tre më pak se Partizani i vendit të dytë. Nëse shkodranët arrijnë të kalojnë me sukses edhe “demat” atëherë kuqeblutë do të merrnin vendin e dytë në klasifikim dhe do të ishin skuadra për t’u mundur në Superiore.

Një pikë e fortë e skuadrës shkodranë në këtë ndeshjet e fundit është edhe mbrojtja dhe portieri Kristi Qarri. Gardiani e ka mbajtur portën e pa prekur në kampionat në katër ndeshje, duke treguar një siguri të madhe në katërkëndësh. Mbetet të shihet se çfarë do të na servirë dueli i së dielën mes dy ekipeve që  do të luftojnë shumë për tre pikët.

Fatos LAMAJ

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img