“Vllaznia fryma e një qyteti”-Poezi nga Fatos LAMAJ

Lexo

- Reklamë -spot_img

Në Shkodër lindi një histori,

me zemër lavdi dhe krenari,

aty ku futbolli bëhet dashuri,

dhe emri Vllazni jehon në çdo shtëpi.

 

Je flamuri i veriut shqiptar,

me tifozë që kurrë s’të braktisin,

në fitore apo në ditë të vështira,

zemrat e tifozëve për ty gjithmonë rrihnin.

 

Në “Loro Boriçi” ndizet stadiumi,

nga zërat që këndojnë pa pushim,

aty ku çdo ndeshje bëhet betejë,

dhe fanella vishet me shpirt e besim.

 

Nga brezi në brez je trashëguar,

si këngë qyteti e krenari kombëtare,

me histori kampionësh e legjendash,

që mbeten të pavdekshme në memorien shqiptare.

 

Sa fitore ke falur me zemër,

sa emocione ke ndezur në qytet,

sa herë Shkodra ka festuar,

me emrin tënd që nuk njeh humbje e nuk hesht.

 

Edhe kur rruga bëhet e vështirë,

ti ngrihesh përsëri më e fortë,

sepse Vllaznia nuk dorëzohet kurrë,

ajo lufton deri në frymën e fundit në fushë.

 

Vllazni ti je më shumë se klub,

je histori kulturë dhe krenari,

je zemra e një qyteti të tërë,

që jeton çdo ditë me dashurinë për ty.

 

Dhe sa të ketë futboll në këtë vend,

sa të ketë tifozë që këndojnë me pasion,

emri yt do të mbetet i pavdekshëm,

si simbol force besimi dhe emocion.

Fatos LAMAJ

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img