Vllaznia ka nevojë për tifozët, thirrje për t’i mbështetur nesër në finalen e madhe të Superkupës së Shqipërisë, Teuta-Vllaznia, ora 19.00 në “Elbasan Arena”

Tifozët shkodrane kanë qënë historikisht mbështetësit e flaktë të skuadrës së tyre të zemrës, Vllaznia. Pandemia ia privoi sezonin e kaluar mundësinë për të qënë në shkallët e stadiumit, megjithatë, edhe jashtë dyerve të stadiumit, ngrohtësia dhe mbështetja për skuadrën nuk ka munguar. Hapja e pjeshshme e stadiumit për finalen e Kupës së Shqipërisë ndaj Skenderbeut, me atë pjesëmarrje massive të tifozëve kuqeblu, u pa qartë për lidhjen e fortë që ato kanë me skuadrën. Tashmë në skenë është finalja e madhe e Suprkupës së Shqipërisë, Teuta-Vllaznia, takim i programuar të luhet të shtunën në “Elbasan Arenma” duke filluar nga ora 19.00. Kuqeblutë e drejtuar nga trajneri Brdariç kanë nevojë për mbështetjen nga tifozëet e tyre, ndaj KF Vllaznia, i fton ato zyrtarisht për të jenë sa më të shumtë në shkallët e stadiumit “Elbasan Arena”.

THIRRJE

“Pasditja e së shtunës do na gjejë sërish në një finale. Luajmë përballë Teutës, për të diskutuar fatet e Superkupës së këtij viti. Padyshim që futbollistët dhe stafi teknik i Vllaznisë janë të motivuar në maksimum për ta sjellë edhe këtë trofe në Shkodër, që do të jetë i treti në historinë e klubit tonë. Por nga ana tjetër, ata kanë nevojë edhe për mbështetjen e tifozëve të zjarrtë kuqeblu. Ashtu si dhe në finalen e Kupës së Shqipërisë ndaj Skënderbeut, edhe nesër, ne shpresojmë që lojtari ynë i 12-të të jetë aty në shkallët e stadiumit “Elbasan Arena” për të na mbështetur. Vllaznia ka nevojë për tifozët e saj. Eja edhe ti! Dhe në mbrëmje të kthehemi të gjithë së bashku me Kupë në Shkodër! Forca Vllaznia!”, shkruhet në postimin zyrtar të KF Vllaznia.

 Gjithnjë për pjesëmarrjen e tifozëve kuqeblu në stadiumin “Elbasan Arena” në mbështetje të skuadrës së tyre të zemrës, Vllaznia, gjatë 2-3 ditëve të fundit,ka pasur zëra që klubi kuqeblu do të vendoste autobusë falas për udhëtimin e tifozëve shkodranë drejt Elbasanit, por realisht, deri më tani nuk ka një konfirmim të saktë lidhur me këtë kërkesë të tifozëve.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu