Ndërsa Vllaznia e kampionatit shqiptar të kategorisë Abissnet Superiore po bën mjaft mirë duke ecur në rrugën e duhur drejt fitimit të titullit kampion, një Vllazni tjetër me qëndër në Milano të Italisë, Vllaznia L’Elitë, po bën mjaft mirë në kampionatin (Echelence League).

Në krye të saj si bashkëpresidentë, janë dy djem të njohur shkodranë, si ish futbollisti shkodran Benard Gjeka dhe ish arbitri i futbollit Erdis Dibra, të cilët me ambicjen dhe përkushtimin e tyre maksimal e kanë rritur këtë skuadër nga kategoritë amatore deri në nivelet e Echelence.
Për Vllaznia L’Elite të Milanos e drejtuar nga trajneri Emiljan Donmi, konkurimi në këtë kategori gjatë këtij sezoni sportiv është shoqëruar me rezultate pozitive, ku në mbyllje të kampionatit është pozicionuar në vendin e dytë të klasifikimit.
Në këtë mënyrë, Vllaznia L’Elite e Milanos ka fituar të drejtën për të luajtur në fazën Play-Off, në një përballje derbi me ekipin e e njohur dhe me përvojë PanaCalcio.
Sfida në fjalë ,VLAZNIA L’ELITE VS PANACALCIO, do të luhet këtë të shtunë prej orws 18:00, dhe nëse Vllaznia L’Elite arrin të dalë fituese e ndeshjes, atëherë realizohet objektivi për të luajtur në finalen e këtij kompeticiuoni për futbollin italian.
E veçanta e kësaj ndeshje, është sepse në garën çerekfinale janë dy skuadra të Melzo, një sfidë derbi që pritet të shoqërohet nga një numër i madh tifozësh nga të dy kampet respektive të skuadrave përkatëse.
Gaspër MARKU


