Saturday, July 27, 2024

Mbrëmje magjike, Roko Vata gjen rrugën e rrjetës me ekipin e parë të Sëlltikut! Trajneri Roxhers e duartroket

Lexo

Mbrëmja e sotme do të mbahet mend gjatë nga talenti Roko Vata, i cili gjeti golin e parë me fanellën e ekipit të parë të Sëlltikut.

Djali i ish-kapitenit të Kombëtares shqiptare, Rudi Vata, u aktivizua në pjesën e dytë në duelin e Kupës së Skocisë ndaj modestëve të Buckie Thistle, teksa në minutën e 76-të, Roko Vata vulosi sfidën duke shënuar golin e pestë në triumfin 5-0 që Sëlltik arriti në shtëpi, në duelin e vlefshëm për raundin e 1/16-ave.

18-vjeçari shqiptar, ndoqi bukur aksionin, duke shndërruar në gol një asist të Xhonston nga e djathta. Në momentin e realizimit, Roko fitoi edhe duartrokitjet e trajnerit Brendan Roxhers, që u duk tepër i kënaqur nga paraqitja e shqiptarit, që konsiderohet si një nga talentet më premtues në arenën europiane të futbollit.

Panorama Sport  

 

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img