Saturday, July 27, 2024

Vllaznia-pret Kukësin në javen e parë te kampionatit. Memelli: Nuk kemi shumë informacione për kundërshtarin, kërkojmë tre pikët e para!

Lexo

Trajneri i Vllaznise Migen Memelli dha nje prononcim per mediat pas miqesores me Dinamon ne “Loro Boriçi” te perfunduar ne barazim pa gola. Tekniku i kuqebluve u shpreh i kenaqur me skuadren ndersa foli edhe per ndeshjen hapese ndaj Kukesit si dhe objektivave te klubit kete sezon.

“Nuk kemi shume informacione per Kukesin. Eshte nje skuader qe i ka dhene tonin nder vite futbollit shqiptar por tani eshte ne nje pozite tranzicioni qe nuk i vjen mire askujt. Jan me lojtare te rinj e energjik qe duan te bejne punen e tyre. Edhe ne do te kerkojme te bejme punen tone e te fitojme tre piket ne e kemi pjese te mentalitetit per te mar maksiumin”.

Nderkohe sa i takon objektivave te klubit Memelli eshte shprehur:“Ne do te ecim me nje mentalitet i cili do te jete gradual i cili do te jete ndeshja e radhes dhe mos te mendojme se çdo te ndodhe ne fund ne e dime objektivin e klubit qe eshte katershja e pare por une si trajner do kerkoj maksiumin ne çdo ndeshje pasi ndodh qe lojtaret ndeshje pas ndeshje ndonjehere humbasin perqendrimin une dua te mar maksiumin ne çdo ndeshje te radhes”.

Fatos LAMAJ

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img