Monday, May 6, 2024

Vllaznia pret të shtunën Egnatian kryesuese të kampionatit

Lexo

Java e 24-të e kampionatit “Abissnet Superiore” do të luhet të premten dhe të shtunën. Sfida e parë do të jetë Teuta-Kukësi, në orën 16:00 dhe tre orë më pas, në orën 19:00, do të zhvillohet derbi kryeqytetas në “Air Albania” Partizani-Tirana. Tre takimet e tjera do të luhen të shtunën. Në orën 13:30 do të zhvillohen dy sfidtat, ajo mes Laçit dhe Dinamo dhe Erzeni-Skënderbeu. Java e 24-të do të mbyllet me takimin Vllaznia-Egnatia, një ndeshje e cila premton spektakël.

Shkodranët janë skuadra e momentit në Superiore, pasi kuqeblutë prej 8 javësh korrin vetëm rezultate pozitive dhe rrogozhinasit janë skuadra e fundit që i kanë mposhtur në kampionat dhe prej asaj sfide kanë arritur të sigurojnë 6 fitore dhe dy barazime. Pas fitores shumë të rëndësishme me Teutën, Vllaznia ka nisur menjëherë përgatitjet për këtë sfidë, e cila përpos asaj që përballë ka skuadrën kryesuese të kampionatit, kjo ndeshje përkon edhe me përvjetorin e 105 të formimit të Shoqërisë Kulturore Sportive Vllaznia, e para e këtij lloji e formuar në Shqipëri.

Për këtë përballje Osmani nuk do të llogaritë shërbimet e Geralb Smajlit. Ky i fundit u ndëshkua me karton të verdhë në fitoren ndaj Teutës dhe në këtë mënyrë ka plotësuar nurmin 4 të tyre.

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img