Ekipi U17 i Akademisë Vllaznia është nisur drejt Vigneux-de-Bretagne, ku do të marrë pjesë në një nga turnetë më prestigjioze ndërkombëtare për grupmoshën U17, që zhvillohet më 23–24 maj.
Djemtë tanë do të përballen me ekipe dhe akademi me emër nga e gjithë Europa, në një eksperiencë të madhe sportive dhe kulturore. Në Grupin 2, Vllaznia do të përballet me:
Olympique Lyonnais
FC Coteaux du Vignoble
Olympique de Neuilly
Ky është një tjetër hap i rëndësishëm për talentet kuqeblu, që do të kenë mundësinë të tregojnë vlerat e tyre në arenën ndërkombëtare.
Forca djema


