Vllaznia zyrtarizon Adnard Mehmetin. Mesfushori që vjen nga Partizani, i bashkohet skuadrës në përgatitjet pukjane

Lexo

- Reklamë -spot_img

Ajo që ishte deklaruar prej ditësh në kampin kuqeblu bëhet realitet. Bëhet fjalë për mesfushorin nga Kosova Adnard Mehmeti, i cili sezonion e kaluar ishte pjesë e Partizanit.

KF Vllaznia e ka zyrtarizuar paraditen e sotme dhe pas ceremonisë, Mehmeti i është bashkuar skuadrës kuqeblu në udhëtimin drejt Pukës për të vijuar minifazën përgatitore në prag të nisjes së kampionatit për sezonin e ri 2026-2027.

“Mirë se erdhe, Adnard Mehmeti!

KF Vllaznia ka kënaqësinë të njoftojë afrimin e Adnard Mehmetit, i cili i bashkohet skuadrës sonë pas marrëveshjes së arritur me KF Partizanin.

Një futbollist me cilësi dhe potencial, që vjen për të forcuar radhët e kuqebluve dhe për të dhënë kontributin e tij në objektivat e sezonit 2026-2027.

I urojmë Adnardit shumë suksese me fanellën e Vllaznisë, shëndet dhe sa më shumë fitore e momente të bukura së bashku me tifozët tanë!

Mirë se erdhe në familjen kuqeblu! ”, shkruhet në faqen zyrtare të KF Vllaznia.

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img