Sunday, May 5, 2024

Volejboll-Kupa e Federatës, gjysëmfinalja, Tirana-Vllaznia, të shtunën, ora 18:00, në Sallën Sportive-Farkë

Lexo

Sezoni i ri sportiv për sportin e volejbollit nis këtë fundjavë me ndeshjet e Kupës së Federatës. Sipas formulës së miratuar nga strukturat e FSHV–së, kjo veprimtari, vë përballë njëra-tjetrës ekipet që e mbyllën sezonin e shkuar të rregullt në 4 vendet e para të renditjes.

Që do thotë, bazuar në renditjet zyrtare, këtë të drejtë e kanë fituar Skënderbeu, Partizani, Tirana dhe Barleti Volley për femra dhe nga ana tjetër për meshkuj, janë Tirana, Partizani, Erzeni, Vllaznia. Ndërkohë, që ekipi i femrave të Vllaznisë nuk do të ketë mundësi të konkurojë në këtë kompeticion, por që nga ana tjetër po përgatitet intensivisht për betejen e kampionatit, ku edhe objektivat e  këtij sezoni janë optimale për fitimin e titullit kampion, ekipi i meshkujve do të luajë gjysëmfinalen me ekipin e Tiranës.

Bazuar në situatën më të fundit, gjendja tek skuadra e meshkujve që drejtohet nga trajneri Artan Kalaja nuk paraqitet fort e mirë, pasi nga radhët e saj ka pasur largime titullarësh. Megjithatë, kuqeblutë do ta shfrytëzojnë pjesëmarrjen në ndeshjet e Kupës si test kolaudues për ndeshjet e kampionatit.

 Kalendari i ndeshjeve të Kupës së Federatës

Gjysëmfinalet-Femra (23 shtator)

Skënderbeu – Partizani, 17:00/Tirana – Barleti Volley, 19:00.

Gjysëmfinalet-Meshkuj (24 shtator)

Tirana – Vllaznia, 18:00/Erzeni – Partizani, 19:00

Fituesit e dy dueleve gjysëmfinale do të luajnë takimet finale ditën e dielë, në Sallën Sportive të Lojërave me Dorë në Farkë. Finalja e femrave do të jetë në orën 16:30 dhe ajo e meshkujve në orën 19:00.

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img