Thursday, November 21, 2024

Volejboll Meshkuj- Luhen dy gjysëmfinalet e Kupës së Shqipërisë, Partizani-Vllaznia 3-0 dhe Erzeni-Tirana 3-1

Lexo

Menjëherë pas dy gjysëmfinaleve të Kupës së Shqipërisë në volejboll për femra ku në finale mbërritën Tirana dhe Partizani, të cilat eleminuan përkatësisht Vllazninë dhe Barleti Volej, pasditen e së mërkurës janë luajtur edhe dy gjysëmfinalet e meshkujve. Partizani-Vllaznia dhe Erzeni-Tirana u përballën në Pallatin e Sportit “Asllan Rusi” të kryeqytetit në dy ndeshje të cilat kanë folur për Partizanin  dhe Erzenin.

Të kuqtë e drejtuar nga trajneri Ylli Tomorri kanë mundur me rezultatin 3 me 0 Vllazninë me trajner Artan Kalanë. Një ndeshje, që në dy setet e para Partizani pati epërsi duke i fituar me shifrat 25-21 dhe 25-16, ndërkohë që në setin e tretë ka një përmirësim të dukshëm të skuadrës kuqeblu. Ishte padyshim seti më i bukur i kësaj ndeshje, dhe kjo për meritë të Vllazninë e cila duke përmirësuar treguesit e saj në fushën e lojës udhëheq në rezultat dhe madje është shumë pranë fitores së setit, por në pikët shtesë Partizani e përmbys duke e fituar atë 26 me 24 dhe të gjithë ndeshjen me sete me rezultatin 3 me 0.

Në gjysëmfinalen tjetër, Erzeni-Tirana, janë shijakasit e drejtuar nga trajneri Ben Sako që fitojnë me rezultatin 3 me 1. Një ballafaqim ky, që siç shikohet edhe nga pikeverazhi(25-18, 25-23, 23-25, 25-23) ka pasur jo pak rivalitet në fushën e lojës.

Në këtë mënyrë, dy çiftet finaliste të Kupës së Shqipërisë, janë Tirana- Partizani për femra dhe Partizani-Erzeni për meshkuj.

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img