Prononcimi i trajnerit të Partizanit Zoran Zekiç, pas ndeshjes, Partizani-Egnatia, 1-1
“Si ishte ndeshja sot, ishim të pa lidhur, me apo pa top. Ishim të ngadaltë në lëvizje, humbëm shumë herë topin e dytë, Kundërshtari ishte shumë i rrezikshëm. Historia e sezonit është kjo se kemi katër lojtarë në mes të fushës, por nuk ishim mirë, vuajtëm edhe kur kishim topin, nuk kërkonim thellësinë. Ishim në lëvizje pa besim, në tranzicion e mbrojtje. Më vjen keq që është kështu, por në një ndeshje të tillë, rezultati i sotëm ndoshta është i mirë për ne.
Nuk kërkoj alibi se na mungonin disa lojtarë. Kush është mirë, është lojtar i Partizanit dhe të gjithë mendojnë se janë më të mirët. Ne duhet të fillojkmë të luajmë dhe të tregojmë një nivel të mirë.
Në ndeshjet e fundit kam përgatitur ndeshjen, por duhet të mendoja pas 20 minutash çfarë duhej vërë se ishte e vështirë që të ndryshoja në fushë dhe kishte shumë gjëra që mund të ndryshoja. Por nuk mund të ndryshoja tre pozicione dhe tre lojtarë pas 30 minutash.
Kemi bërë pjesën më të madhe të punës tani për organizimin në mbrojtje por bëjmë shumë gabime. Nuk jam i lumtur çfarë kemi marrë në krahasim me atë që punojmë. Por e kam thënë që shumë skuadra janë të mira këtu. Ndoshta ndonjëherë nuk jemi aq të mirë sa mendojmë. Ne duhet të vuajmë e punojmë, nuk kemi nevojë për këtë trysni. Nëse jemi gjithmonë nën trysni ndonjëherë ndodhin gjëra të tilla”, u shpreh ndër të tjera trajneri i të kuqve, Zoran Zekiç oër “MCN TV”.