Thursday, April 25, 2024

Katar 2022-Pas pak, supersfida gjysëmfinale e Kupës së Botës, Francë-Marok. Deklarata optimiste në të dy kampet respektive për kualifikimin në finale

Lexo

Emocionet e supersfidës gjysëmfinale të Kupës së Botës, Francë-Marok, janë në kulm. Pas pak, në orën 20:00, stadiumi Al-Bayt do të provojë një betejë të vertetë mes Francës, me autoritetin e kampiones së Botës dhe Marokut, skuadrës së parë afrikane që mbërrin në një gjysëmfinale të botërorit.

Të dyja skuadrat e kërkojnë kualifikimi për në finale, gjë që e shprehin qartë edhe në deklaratat e tyre mediatike.

Nëse me Belgjikën, më pas Spanjën dhe në fund Portugalinë do të ishin konsideruar si bëma, sonte përballë kampiones së botës, Francës, Marokut do t’i duhet një shtytje akoma më  e madhe pë r të  hyrë  në  histori. Në stadiumin Al-Bayt do të jetë një derbi i vërtetë, të cilin gjithsesi kombëtarja transalpine do ta luajë larg, nisur nga klima në tribunë që premton të jetë pothuajse totalisht në favor të marokenë ve. Mjafton të meret parasysh se Royal Air Maroc ka rritur ofertën e saj për Katarin për të lejuar tifozët të mbështesin ekipin e Regraguit në funksion të gjysmëfinales historike.

Një lakmi marokene me të cilin Franca thotë se është e vetëdijshme se duhet të përballet, edhe nëse trajneri transalpine, Didier Deschamps nuk dëshiron të dëgjojë për ‘armiqësi’: “Nuk më pëlqen termi “armiqësor”. Rreth Marokut është një zjarr i përhapur, shumë i rëndësishëm, publiku bën shumë zhurmë. Lojtarët e mi janë paralajmëruar, është pjesë e kontekstit. Të dish paraprakisht është gjithmonë më mirë, ata e dinë se çfarë i pret”.

Portieri Hugo Lloris ndan të njëjtin mendim: “Do të ketë një klimë armiqësore, por ne po përgatitemi për gjithçka, në heshtje, të qetë. Do të duhet të jemi gati për të ngritur nivelin tonë dhe për të kapërcyer veten”, shpjegoi portieri kampion bote. Një Marok që ka pësuar deri tani vetëm një gol, nga një autogol, ylli më i ndritur i të cilit duket të jetë portieri i tij, Yassine Bounou. “Është edhe falë ekipit – evidenton Lloris – . Ai është simboli i këtij soliditeti. Ai është një nga portierët më të mirë në këtë kompeticion dhe kjo është një pikë e fortë e skuadrës marokene. Ë shtë një nga ata lojtarët kyç”.

Afrikani i parë që thyen murin në çerekfinalet e një Kupe Botërore, tani Maroku nuk vendos më kufij: “Më pyetën nëse mund ta fitojmë Kupën e Botës dhe unë u përgjigja: “Pse jo? Mund të ëndërrojmë, duke ëndërruar nuk kushton asgjë “, pranon trajneri i marokenë ve, Ë alid Regragui, duke nënvizuar se, “kombet evropiane janë mësuar të fitojnë Kupën e Botës dhe ne jemi përballur me ekipe të nivelit të lartë, nuk e kemi pasur një rrugë të lehtë. Kushdo që luan kundër nesh do të ketë frikë nga ne tani”, vuri në dukje Regragui, i cili nuk harron origjinën e tij dhe të shumë bashkatdhetarëve të tij të lidhur ngushtë me Francën, pasi ka qenë koloni e saj deri në vitin 1956, datën e pavarësisë së Marokut.

“Një ndeshje futbolli duhet të jetë një festë, pavarësisht se çfarë – thotë Regragui – nëse fiton Franca apo Maroku, ne do të festojmë së bashku në Champs-Élyse’es, ne jetojmë së bashku. Për të gjithë qytetarët me shtetësi të dyfishtë, do të jetë një Moment emocionues. Nuk jam dakord me shpërthimet që ndodhën pas fitores sonë ndaj Belgjikës. Jam i lumtur për skuadrën tjetër që do të shkojë në finale. Nëse francezët kalojnë, ne do të jemi pas tyre dhe anasjelltas, është thjesht futboll”.

 

 

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img