Monday, July 22, 2024

Zyrtare-Thomas Brdariç edhe për 1 vit trajner i Vllaznisë

Lexo

Marrin fund dilemat e qëndrimit apo jo në Shkodër të trajnerit Thomas Brdariç. Kroato-gjermani që udhëhoqi me shumë sukses kuqeblutë në një sezon fantastik si ai i vjetshmi do të vijojë të drejtojë edhe për një vit tjetër skuadrën kuqeblu.  Fiks një javë më herët, dy palët përkatëse, Thomas Brdariç dhe menaxheri i tij Uliks Kotrri nga njëra anë dhe dyshja tjetër kuqeblu Alban Xhaferi së bashku me kolegun e stafit të tij, Blendi Dibra, në takimin 60-të minutësh që patën mes tyre për çështjen e rinovimit të kontratës ranë parimisht dakort për vazhdimin e bashkëpunimit mes tyre. Por largimi i Brdariç për arsye personale në Gjermani la shteg për shumë interpretime largimi nisur edhe nga ofertat joshëse që kishin ardhur në adresë të tij.

Ndërkohë, takimi i mbrëmjes së sotme, jo më për bisedime, por për të darkuar miqësisht në një rreth të ngushtë nën shoqërinë e sponsorit Alban Xhaferi dhe sekretarit Blendi Dibra nuk ka më shteg për asnjë diskutim për trajnerin gjerman. Brdariç është zyrtarisht trajner i Vllaznisë edhe për një sezon tjetër futbollistik, bëjnë të ditur zyrtarisht drejtuesit e Vllaznisë, gjë të cilën e pohon edhe vetë tekniku gjerman.

Mesditja e së martës, pasi të jetë mësuar edhe kundërshtari europian me shortin që hidhet po nesër, është planifikuar që Vllaznia të startojë nga përgatitjet europiane nën komandën e Thomas Brdariç. Disa dit seanca stervitore në qytetin verior dhe më pas skuadra do të zhvendoset në pikën turistike Zllatibor të Serbisë ku do të zhvillojë fazën përgatitore themelore në prag të pjesëmarrjes në ndeshjet europiane.

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img