Monday, July 15, 2024

45 arbitra të rinj diplomohen në Akademinë e Arbitrimit-FSHF. Mes tyre edhe 5 shkodranët: Kristi Isufi, Ademar Rrustemi, Mirjan Peraj, Olgert Nuhi, Airton Dashja

Lexo

Akademia e Arbitrimit ka përmbyllur me sukses edicionin e tretë. 45 arbitra djem e vajza nga qytete të ndryshme të Shqipërisë kanë përfunduar kursin, duke u pajisur me çertifikatën e arbitrimit, që tashmë u jep mundësinë të bëhen pjesë e fushës së gjelbërt dhe të vendosin drejtësinë në fushën e lojës.

Në listën e arbitrëve të sapo diplomuar janë edhe pesë abitra shkodranë: Kristi Isufi, Ademar Rrustemi, Mirjan Peraj, Olgert Nuhi, Airton Dashja, për të cilët kryetari i Kolegjumit të arbitrave të futbollit Shkodër, Dritan Salaj, vlerëson shumë cilësinë dhe nivelin e tyre gjithnjë e në rritje duke garantuar për një përfaqësim sa më të shpejtë në kategoritë e lrta të arbitrimit shqiptar e më gjërë.

Ky kurs zgjati rreth një vit dhe u zhvillua nën drejtimin e Sektorit të Arbitrimit në Federatën Shqiptare të Futbollit. Pjesëmarrësit kanë pasur mundësinë të marrin leksione nga arbitrat më me emër në vendin tonë, por edhe nga arbitrat aktivë që gjykojnë sot ndeshje në kampionatin “Abissnet Superiore”. Gjithashtu gjatë kursit janë zhvilluar edhe seanca praktike, për të vënë në zbatim mësimet e marra gjatë gjithë vitit.

Në ceremoninë e organizuar në ambientet e “Shtëpisë së Futbollit” morën pjesë Sekretari i Përgjithshëm i FSHF-së, Ilir Shulku, Presidenti i BASHF, Tahir Kastrati, Sekretari i Përgjithshëm i BASHF, Klajdi Kola dhe Shefi i Sektorit të Arbitrimit në FSHF, Sokol Jareci.

Sekretari i Përgjithshëm, Shulku, në përshëndetjen e tij vlerësoi arbitrat e rinj që vendosën të bëhen pjesë e këtij profesioni të bukur, ndërsa i inkurajoi që të punojnë fort dhe me pasion. Së shpejti Sektori i Arbitrimit në Federatën Shqiptare të Futbollit do të nisë sezonin e katërt për Akademinë e Arbitrimit dhe të gjithë të interesuarit mund të nisin aplikimet e tyre në akademia@fshf.al.

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img