Saturday, July 20, 2024

Transferta me Moldavinë/ Kombëtarja shqiptare mbërrin në Chisinau

Lexo

Kombëtarja shqiptare udhëtoi këtë të enjte drejt Chisinau-t, në kuadër të ndeshjes së parë ‘finale’ të muajit nëntor ndaj Moldavisë, që do të luhet më 17 nëntor në stadiumin ‘Zimbru’.

Skuadra është nisur paradite nga aeroporti i Tiranës për të mbërritur në drekë në kryeqytetin moldav e duke u akomoduar menjëherë në hotel.

Departamenti i Komunikimit në FSHF bën me dije se i gjithë grupi gëzon formë shumë të mirë dhe nuk ka probleme fizike për asnjë nga lojtarët.

Kombëtarja do të zhvillojë seancën zyrtare stërvitore në ora 17:00 (CET )në stadiumin e ndeshjes, ndërkohë që po sot trajneri Sylvinho do të jetë në konferencën zyrtare për shtyp në stadiumin e ndeshjes në ora 16:15 (CET).

Shqipëria do të luajë nesër në mbrëmje me Moldavinë sfidën e vlefshme për kualifikueset e Kampionatit Europian ‘Gjermani 2024’. Sfida është planifikuar të nisë në ora 18:00 dhe do të luhet në stadiumin ‘Zimbru’.

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img