Gjësëmfinalja e Superkupës Mbarëkombëtare të basketbollit për meshkuj, Vllaznia-Sigal Prishtina, e luajtur mbrëmjen e së shtunës në pallatin e sportit. “Qazim Dervishi” të Shkodrës i dha jetë një bashkëpunimi që dy federatat sportive, Shqipëri-Kosovë, tashmë kanë nisur mes tyre. I këtij mendimi është edhe sekretari i përgjithëshëm i Federatës Shqiptare të Basketbollit, Korab Llazani, i cili ishte i pranishëm në këtë eveniment të rëndësishëm sportive.
Bashkëpunimi mes dy federatave tashmë vijon edhe më tej me organizimin e Ligës Unike, e cila do të vijojë me ndeshje të tjera shumë interesante.
Referuar ballafaqimit në fushën e lojës, Llazani, është i mendimit se ishte një ndeshje e barabartë, Vllaznia e nisi mjaft mirë por në vazhdim gadoi në disa element duke i dhënë mundësi Prishtinë të rikthejë lojën në favor të saj duke e mbyllur të gjithë ndeshjen me fitore me rezultatin 72-80.
Si ish basketbollist i Vllaznisë, sekretari Llazani është i mendimi se me elementin qe ka në dispozicion, skuadra e qytetit të tij i ka të gjitha mundësitë për të qënë pretendente e fitimit të trofeut, ndërkohë që në garë për titullin janë edhe skuadra të tjera, ku lufta sportive mes tyre do ta bëjë edhe më të bukur kampionatin.
(Video) Prononcimi i sekretarit të FSHF-së, Korab Llazani, pas ndeshjes së basketbollit, Vllaznia-Sigal Prishtina, 72-80.