Friday, March 29, 2024

(Video) Superkupa Mbarëkombëtare e basketbollit meshkuj në Shkodër. Vllaznia-Sigal Prishtina 72-80, sekretari i FSHB-së, Korab Llazani vlerëson nismën mes dy federatave të basketbollit

Lexo

Gjësëmfinalja e Superkupës Mbarëkombëtare të basketbollit për meshkuj, Vllaznia-Sigal Prishtina, e luajtur mbrëmjen e së shtunës në pallatin e sportit. “Qazim Dervishi” të Shkodrës i dha jetë një bashkëpunimi që dy federatat sportive, Shqipëri-Kosovë, tashmë kanë nisur mes tyre. I këtij mendimi është edhe sekretari i përgjithëshëm i Federatës Shqiptare të Basketbollit, Korab Llazani, i cili ishte i pranishëm në këtë eveniment të rëndësishëm sportive.

Bashkëpunimi mes dy federatave tashmë vijon edhe më tej me organizimin e Ligës Unike, e cila do të vijojë me ndeshje të tjera shumë interesante.

Referuar ballafaqimit në fushën e lojës, Llazani, është i mendimit se ishte një ndeshje e barabartë, Vllaznia e nisi mjaft mirë por në vazhdim gadoi në disa element duke i dhënë mundësi Prishtinë të rikthejë lojën në favor të saj duke e mbyllur të gjithë ndeshjen me fitore me rezultatin 72-80.

Si ish basketbollist i Vllaznisë, sekretari Llazani është i mendimi se me elementin qe ka në dispozicion, skuadra e qytetit të tij i ka të gjitha mundësitë për të qënë pretendente e fitimit të trofeut, ndërkohë që në garë për titullin janë edhe skuadra të tjera, ku lufta sportive mes tyre do ta bëjë edhe më të bukur kampionatin.

(Video) Prononcimi i sekretarit të FSHF-së, Korab Llazani, pas ndeshjes së basketbollit, Vllaznia-Sigal Prishtina, 72-80.

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img