Sunday, April 28, 2024

(Video) Trajneri i kuqebluve, Thomas Brdariç në konferencë shtypi-Prag ndeshja, Vllaznia-Dinamo

Lexo

Vllaznia-Dinamo, takim i cili do të luhet mbrëmjen e së hënës në stadiumin “Loro Boriçi” duke filluar nga ora 19:45, është çfti i fundit që mbyllë serinë e ndeshjeve të javës së pestë të kategorisë Superiore të futbollit shqiptar. Në prag të kësaj sfide, e cila konsiderohet si më e rëndësishmja e kësaj jave, pasi përballë janë dy ekipe me pikë të barabarta, nga 6 secila, dhe që klasifikohen pretendente për fitimin e titullit kampion, ka qënë trajneri Thomas Brdariç që dalë në konferencë për shtyp.

“Puna në ekip për mua është më vendimtare. Vllaznia është një skuadër, janë tifozët, lojtarët dhe ekipi. Sigurisht që mungesat kanë një impakt dhe do duhet të bëjmë zëvendësime. Nuk kemi vetëm 11 lojtarë, kemi 24. Gjithsecili ka mundësinë e vet për të treguar veten. Kemi bërë një punë pozitive, ashtu është edhe ajo që bëjmë. Kemi disa probleme për të zgjidhur edhe gjatë javës. Të jemi të përqëndruar sepse jemi në proces zhvillimi. Të aftë jemi për t’u mbrojtur me të gjithë lojtarët. Duhet të jemi më shumë se 100 përqind në këtë ndeshje. Futbolli sot kërkon që të jemi agresivë, Dinamo luan mirë futboll dhe e ka treguar. Ne duhet të jemi në maksimumin tonë.”, tha në fillim të prononcimit të tij, Brdariç.

Sa i përket ndeshjes që do të luhet në “Loro Boriçi”, Brdariç e konsideron pozitive. ” E kemi përballuar në mënyrë profesionale mungesën e fushës sonë. Gjashtë ndeshje jashtë janë shumë. Ndeshjen nesër duhet ta shijojmë dhe t’u tregojmë të gjithëve se jemi aty, me ndeshjen që është e rëndësishme. Mendoj se ekipet janë të balancuara dhe do mundohemi të tregojmë punën e bërë gjatë javës.”

Gjatë konferëncë, Brdariç është pyetur edhe për Imamin, i cili sezonin e kaluar për Vllazninë dhe të hënë është pjesë e Dinamos përballë Vllaznisë, madje, ka lëshuar batuta në adresë të tifozëve për një fitore ndaj Dinamos. Ndërkohë, që ka komentuar edhe rivalitetin në skuadër për një vend në formacion. “Më pëlqejnë mendimet e Imamit, le të flasim pas ndeshjes. Konkurrenca duhet të sjellë zhvillim dhe mendoj se ne kemi lojtarë në çdo repart që mund të bëjnë këtë”.

(Video) Trajneri Thomas Brdariç, gjatë konferencës për shtyp në pragndeshjen, Vllaznia-Dinamo.

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img