Sunday, November 24, 2024

Prag ndeshja, Vllaznia-Dinamo-Ishi kuqeblu, Eni Imami” Emocione dhe respekt për rikthimin në “Loro Boriçi”, por Dinamo kërkon fitore në këtë ndeshje.

Lexo

Ka luajtur me sukses për ngjyrat kuqeblu, madje, në mbyllje të sezonit të kaluar kur mbylli aventurën me Vllazninë pas ndeshjeve europiane, largimin e tij nga Shkodra e përjetoi me shumë emocion.

Ndërkohë, të hënën rikthehet në Shkodër, dhe pikërisht në “Loro Boriçi”, aty ku ka luftuar fort për të fituar kundër skuadrave të tjera, ndërkohë që këtë radhë do të bëjë të kundërtën, për të mundur Vllazninë si pjesë e bluve dinamovitë.

“Kam kaluar një vit shumë të mirë te Vllaznia, mezi po e pres këtë ndeshje. E pres këtë sfidë që në ndeshjen e Kupës, por ky duel ka një specifikë tjetër. Ndaj Vllaznisë do të jetë e vështirë sepse kanë një ekip shumë të mirë, por unë mendoj që ne jemi më lart. Nuk kam pasur kontakte me asnjë lojtar të Vllaznisë, kam lënë shumë miq atje dhe kam kaluar shumë mirë. Uroj t’i mërzis pak. Ka shumë pak diferenca sepse ka ikur koha e ‘ustallarëve’ të Skënderbeut që e përfundonin kampionatin që në dy fazat e para. Lojtari që zëvendëson Sofranakun jam i bindur që do të shkojë perfekt.”, thotë Imami në konferencën për shtyp të dhënë përpara kësaj ndeshjeje.

“Do të jetë një emocion, por përsëri do ta ndjej mbështetjen e tifozerisë shkodrane, edhe pse e di që në fund do të mërziten disi pasi nuk janë mësuar që të shohin ekipin e tyre me humbje në shtëpi. Të bësh llogari për rivalët është pak herët.”, deklaroi ishi kuqeblu, Eni Imami, që këtë radhë si titullar i Dinamos do të kërkoj fitore për skuadrën e tij të re, që në fakt është një rikthim tek kjo uniform, pasi hapat e parë të futbollit, ai i hodhi pikërisht tek Dinamo.

 

 

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img