Monday, November 25, 2024

Zyrtare-KB Vllaznia konfirmon largimin e trajnerit malazez, Nikola Milatoviç

Lexo

Realisht, malazezi i pankinës kuqeblu të basketbollit për meshkuj nuk është pjesë e Vllaznisë që prej mbrëmjes së diele. Ose më saktë, pas ndeshjes së Ligës Unike, Vllaznia-Peja, e cila u fitua nga skuadra kosovare, të pakënaqur nga ajo çfar prodhoi skuadra në këtë ndeshje, por edhe në disa të tjera të mëparshme, drejtuesit patën marrë vendimin e largimit të trajnerit Milatoviç.

Bazuar në informacionet pranë klubit kuqeblu të koshit shkodran, vendimin për largimin e trajnerit Nikola Milatoviç nga drejtimi i Vllaznisë, e publikoi më herët edhe Veriut Sport. Ndërkohë, pak minuta më parë, është vetë KB Vllaznia që njofton zyrtarisht largimin e trajnerit Milatoviç.

“Klubi i Basketbollit Vllaznia pasi ka analizuar me përgjegjësi lojrat e dobëta dhe rezultatet negative të arritura së fundmi, njofton se ka ndërprerë me mirkuptim bashkpunimin me trainerin malazez Nikola Milatovic. Ekipi në vazhdimësi do të drejtohet nga zëvendës-traineri Ervin Berdica. Klubi i Basketbollit Vllaznia falenderon trainerin Milatovic për kontributin e dhënë!”, thuhet në postimin publik të KB Vllaznia.

 

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img