Tuesday, November 26, 2024

Mediat italiane, jehonë finales së madhe të UEFA Conference League në Tiranë

Lexo

E mërkura e 25 majit ishte një ditë feste për të gjithë Shqipërinë! Finalja e parë dhe historike e UEFA Conference League, mes Roma dhe Feyenoord që u zhvillua në stadiumin “Air Albania” në Tiranë e vendosi vendin tonë në qendër të opinionit publik europian e botëror për disa javë.

Organizimi perfekt dhe i detajuar i kësaj finaleje nga UEFA, në bashkëpunim me FSHF-në dhe të gjitha institucionet e vendit kulmoi mbrëmjen e djeshme me triumfin e Romës, që fitoi edicionin e parë të UECL, duke mposhtur me rezultatin 1-0 Feyenoord.

Mediat italiane i kanë bërë jehonë fitores së verdhekuqve dje në Tiranë, me tituj të ndryshëm, që nga prestigjiozja La Gazzetta dello Sport, te Corriere Dello Sport e TuttoSport. Ndërkaq, mbrëmjen e kaluar, 155 vende nga e gjithë bota e transmetuan këtë ndeshje drejtpërdrejtë.

Një sukses i padiskutueshëm ky për të gjithë aktorët e angazhuar në këtë finale, që ia dolën të zhvillonin një ndeshje finale të tillë, për herë të parë në historinë e vendit, por edhe për herë të parë në historinë e këtij kompeticioni.

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img