Tuesday, May 14, 2024

Kupa e Shqipërisë-Sot 6 ndeshjet e fundit të Turit të Parë

Lexo

E filluar të hënën e kësaj jave me 10 ndeshjet e para, mes tës cilave edhe ai Flamurtari-Vllaznia që u mbyll me fitoren e vlonjatëve 2-1,  ndërkohë qaë pjesa e parë  e turit të parë të Kupës së Shqipërisë  në futboll mbyllet sot me 6 ndeshjet e tjera.

Sipas kalendarit përcaktuar nga Federata Shqiptare e Futbollit, katër ndeshje i përkasin grupit A dhe dy grupit B, starti i të cilave do të jetë në orën 15:00. Për t’u theksuar është dueli që do të luhet në qytetin e Koplikut, kryeqëndrën e Malësisë së Madhe, ku Veleçiku vendas pret kampionen në fuqi, Tirana. Krahas çiftit, Veleçiku – Tirana, në grupin A kemi edhe këto duele: Partizani – Oriku, Butrinti – Dinamo, Lushnja – Tërbuni.

Ndërkohë, dy ndeshjet e tjera të ditës së sotme i përkasin grupit B me çiftet Shkumbini – Egnatia dhe Burreli – Tomori.

Kupa e Shqipërisë-6 duelet e sotme: Grupi A, Veleçiku – Tirana, Lushnja – Tërbuni, Partizani – Oriku, Butrinti – Dinamo. Grupi B, Burreli – Tomori dhe Shkumbini – Egnatia

 

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

Vllaznia-Egnatia, gjysmëfinalja e “Final 4, të dielën, ora 20:00, në “Air Albania”. K.F Vllaznia, njofton tifozët për shitjen e biletave

𝐍Ë 𝐕Ë𝐌𝐄𝐍𝐃𝐉𝐄! 𝐁𝐢𝐥𝐞𝐭𝐚𝐭 𝐞 𝐧𝐝𝐞𝐬𝐡𝐣𝐞𝐬 𝐄𝐠𝐧𝐚𝐭𝐢𝐚- 𝐕𝐥𝐥𝐚𝐳𝐧𝐢𝐚 𝐬𝐡𝐢𝐭𝐞𝐧 edhe 𝐧ë 𝐒𝐡𝐤𝐨𝐝ë𝐫 Të nderuar sportdashës! Ju bëjmë me dije se duke filluar nga...
- Advertisement -spot_img