Pesë ndeshje janë luajtur ditën e djeshme për llogari të javës së katërt të Kampionatit Kombëtar të futbollit për kategorinë e parë. Ndër to, emocionet më të shumta ishin në derbin verior, ku Tërbuni mundi në transfertë Besëlidhjen me rezultatin 2-3. Ndërkohë që fituan edhe Flamurtari ndaj Besës 2-1, Korabi ndaj Turbinës 2-1, Skënderbeu në transfertë me Luzin 2008 1-2 dhe Apolonia që mundi pastër Lushnjen me rezultatin 3-0.
Ndërkohë, java e katërt e kategorisë së parë vijon sot edhe me dy ndeshje të tjera, Tomori-Dinamo që luhet në stadiumin e Beratit duke filluar nga ora 12:30, si dhe sfida e orës 15:00 mes Burrelit dhe Orikut, takim që luhet në stadiumin e Burrelit, “Liri Ballabani”.