Tuesday, April 30, 2024

Kombëtarja e Katarit, 6 muaj e “ngujuar”. Përgatitje dhe miqësore larg fokusit mediatik!

Lexo

Drejtuesit e federatës së futbollit të Katarit kanë zgjedhur një mënyrë të veçantë për kombëtaren e tyre. Përgatitjet themelore, shoqëruar edhe ndeshjet miqësore të prag botërorit, janë zhvilluar fokusit mediatik duke bërë që deri më tani dihet shumë pak nga kjo kombëtare.

Përveç se kanë preferuar që të luajnë miqësoret larg objektivit të cameras, njëra prej të cilëve ishte edhe ajo me Shqipërinë, drejtuesit e Katarit praktikisht kanë “ngujuar” për gati 6 muaj lojtarët të cilët janë stërvituar në tre faza të ndryshme në Marbeja (Spanjë), Austri dhe më pas Malaga (Spanjë). Nga këto grumbullime ka zero imazhe, zero video dhe zero kontakte me botën përreth.

Një tjetër e veçantë e ekipit të përgatitur nga Félix Sánchez është edhe ajo që tregon se janë plot 13 lojtarë të afruar që militojnë në radhët e ekipit Al Sadd. Dy portierët dhe e gjithë linja e mbrojtësve vjen nga radhët e ekipit në fjalë, i cili përgatitet nga një tjetër spanjoll Juanma Lillo.

Puna e bërë ndër vite ka dhënë frytet e veta pasi tani Katari luan në Botëror me statusin e organizatorit por edhe atë të kampionit të Azisë. Një ndihmë të madhe në këtë arritje e ka edhe Iván Bravo (drejtori i përgjithshëm i akademisë të futbollit “Aspire”). Një tjetër personazh që ka gisht në këtë arritje është edhe Roberto Olabe. Ky i fundit ka qenë drejtori i departamentit të zbulimit të lojtarëve në vitet 2012-2016. Aktualisht drejtori sportiv i Real Sociedad-it ishte ideatori i grumbullimit të lojtarëve shumë kohë më parë. Sipas tij që një grup të bënte përpara do t’i duhej si fillim që të ishte kompakt.

 

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img