Sapo ka përfunduar ceremonia e hapjes së Botërorit të Katarit dhe gjithçka po i afrohet fillimit të ndeshjes së parë. Në fjalën e tij që pati Emiri i Katarit, Tamim bin Hamad Al Thani, i cili la të kuptohet se ky kompeticion do ketë si objektiv bashkimin e njerëzve dhe jo përзarjen.
“Ne kemi punuar shumë me kaq shumë njerëz për të krijuar një turne të suksesshëm. Ne kemi bërë të gjitha përpjekjet tona për të mirën e njerëzimit.
Dita që të gjithë kemi pritur më në fund ka ardhur: nga sot dhe për 28 ditët e ardhshme do ndiqni festën e madhe të futbollit.Njerëz të vendeve dhe racave të ndryshme do të vijnë në Katar dhe shumë të tjerë do të ndjekin nga e gjithë bota falë televizorit. është mirë që njerëzit të lënë mënjanë atë që i ndan dhe të festojnë atë që i bashkon. Uroj të gjithë për të jetuar një kohë gëzimi dhe emocionesh, qofshin ato ditë që mund të frymëzojnë mirësi dhe shpresë. Mirë se vini dhe fat të gjithëve”- tha ai.