Pas humbjes në ndeshjen hapëse të Botërorit “Katar 2022”, që prishi traditën e botëroreve të mëparshëm ku skuadrat vendase nuk humbisnin që në start, kombëtarja e Katarit mun det edhe në ndeshjen e dytë në grupe, ku në bazë të statistikave Katari shkon edhe më tej duke u bërë skuadra e parë pritëse që humb dy ndeshje radhazi në fazën e grupeve të një edicioni të vetëm të Kupës së Botës duke qënë tashmë fare pranë eleminimit.
Humbjen e dytë ia shkakton Senegali, aty lu në Doha, kampionët e Afrikës mundën 3-1 mikpritësit e Katarit, tani një hap larg eliminimit. Golat e Dia (41′), Diedhiou (48′) dhe Dieng (84′) vendosën ndeshjen. 1-2 momental i shënuar nga Muntari në minutën e 78 ishte i kotë.
Me këtë fitorte, senegalezët mbeten plotësisht në garë për kualifikimin në raundin e 16-shes. Afrikanët iu afruan menjëherë golit me goditjen e Sarrit, më pas vendësit protestuan për një kontakt sërish mes Afifit dhe Sarrit, protagonist me dy tentime të tjera të ndalura nga Barsham. Në minutën e 41-të, megjithatë, ndeshja u zhbllokua kur Khoukhi gabon duke favorizon Dian. Sulmuesi i Salernitanas nuk gaboi dhe shënoi 1-0 për formacionin e Cissé me të cilin u mbyll pjesa e parë.
45 minutëshi i dytë, ka qënë më i bukur se i pari, kjo edhe për meritë të Katarit, i cili edhe pse u godit me një gol të të dytë, me një aksion nisur nga këndorja e Jakobs dhe goditja e përsosur me kokë e Diedhiou në shtyllën e afërt, i cili firmosi 2-0 në minutën e 48-të, gjeti forca për të reaguar. Kështu vjen goli i parë i Katarit në Botërorin në shtëpi në minutën e 78-të, përmes një krosimi nga e djathta nga Mohammad dhe një goditje me kokë e Muntari, i cili ngushtoi rezultatin në 1-2.
Shpresat dhe entuziasmi i tifozërisë vendase rriten shumë për një mundësi përmbysje, por këtij iluzioni i jep fund Dieng në minutën e 84-të, i cili pas një pasi të të dhënë nga e djathta i jep mundësi kolegut të tij të shënojë golin e qetësisë dhe të mbyllë ndeshjen me rezultatin 1-3 në favor të Senegalit.
Fitore kjo që hap shanset e kualifikimit për, i cili do të mbyllë grupin me Ekuadorin në një ndeshje përvcaktuese që përcakton fatin e vazhdimit më tej në botëror.