Kroaci-Kanada 4-1(Shënues: Kramariç 36′ 70′, Livaja 44′, Majer 90’+4′ / Dejvis 2′)
Drithërima për kroatët dhe emocione suksesi për kanadezët, në start të ndeshjes për grupin F, kur, që në minutën e dytë të sfidës është Alphonso Dervis që tund rrjetën e Kroacisë.
Pësimi i golit i bën të vuajnë jo pak kroatët e Daliçit, trajner ky shumë i suksesshëm në krye të kombëtares kroate, që jo shumë larg ka pasur një përvojë pozitive edhe në futbollin shqiptar, duke drejtuar Dinamon e Tiranës. Një gol që për kombëtaren e Amerikës së Veriut është historik, pasi është i pari në Kupën e Botës pas 68 sekondash me anë të Davies, por nuk mjaftoi për Kanadanë për të marrë pikët e para..
Reagimi i Kroacisë çon në një kthesë që në pjesën e parë me Kramaric dhe Livaja brenda tetë minutave, me të tretin përsëri nga Kramaric në minutën e 70-të për të mbyllur llogaritë. Në rikuperim, pokeri i Majer që “çertifikon” Kanadanë si kombëtaren e dytë të eliminuar nga Katari 2022.
Përfundimisht, në fushën e Khalifa International Stadium, fiksohet rezultati 4-1 në favor të Kroacisë që dërgoi kombëtaren e Amerikës së Veriut në shtëpi dhe në të njëjtën kohë riktheu përzgjedhjen ballkanike në këtë Kupë Bote.
Pas kësaj ndeshje, Kroacia ngjitet në kuotën e 4 pikëve duke marrë përkohësaisht kryesimin e grupit F.