Saturday, October 12, 2024

Finalja e parakohshme, Spanjë-Gjermani, mbyllet në barazim. Kualifikimi në grupin F, mbetet i hapur

Lexo

Spanjë-Gjermani  1-1  (Shënues: Morata 62′ / Fulkrug 83′)

Për vetë emrat, traditat dhe peshën e madhe që mbajnë në fubollin Europian dhe atë Botëror sfida Spanjë-Gjermani, e vlefshme për takimet e dyta të grupit F, është konsideruar si një finale e parakohshme e Botërorit, “Katar 2022”.

Takimi në fjalë, ishte i fundit për ditën e sotme, nga katër të tillë që ishin në kalendar, dhe për hirë të së vertetes, e justifikoi interesimin e madh që kishte kjo përballje në opinionin sportiv.

Nisur nga humbja e ndeshjes së parë, presioni më i madh ishte në kampin gjerman, të cilëve u duhej patjetër fitorja, por edhe barazimi i mban në lojë. Spanja, që vinte pas një fitore të thellë në ndeshjen e parë, ishte më dominuese në pjesën e parë duke krijuar disa mundësi shumë të mira. Por edhe gjermanët në krahun tjetër kishin mundësitë e tyre, teksa pjesa e parë u mbyll pa gola.

Në 45 minutat e dyta, do ta vinin edhe episodet interesante të kësaj ndeshje. Fillimisht janë gjermanët që shënojnë, por teksa festojnë golin e avantazhit, është sistemi VAR që sinjalizon që goli nuk është i rregullt për pozicion jashtë loje.

Gjermanët vazhdojnë ta kërkojnë golin, por ai vjen në portën e tyre. Është minuta  e 62-të, Spanja është në avantazh falë golit të shënuar nga Alvaro Morata, sulmuesi i Atletikos i cili vjen nga stoli për të enuziasmuar kampin spanjoll.

Në traditën e gjermanëve, është mosdorëzimi dhe lufta deri në fund për të marrë  rezultatin. Dhe, kjo shpërblehet në minutën e minutën e 83-të, me Musiala që depërton mirë në zonë, atje ku sulmuesi i Verder Bremen, Fulkrug i rrëmben topin dhe me një goditje të fortë arrin ta dërgojë topin në trekëndësh.

Shtatë minutat e mbetur të kohës së rregullt, plus edhe ato gjashtë shtesë janë mjaft emocionuese, por edhe me shumë përgjegjësi, sidomos për gjermanët, të cilët me me një gol tjetër fitoreje rrisnin së tepërmi kreditet për kualifikim, por nga ana tjetër, pësimi i një goli tjetër në portën e tyre i nxirrte jashtë llogarive të kualifikimit.

Vërshëllima e fundit e arbitrit, fikson shifrat 1 me 1. Një pike shprese për gjermanët, që siaps përllogaritjeve, me një fitore të ndeshjes së tretë kanë mundësinë e kualifikimit.

 

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img