Thursday, October 30, 2025

(Video)Tërbuni në krizë rezultatesh. Nga një skuadër pretendente për Superiore, tashmë përfshihet në luftën për mbijetesë në kategorinë e pare!

Lexo

- Reklamë -spot_img

Në Pukë, janë të pakënaqur me gjendjen jo të mirë që po kalon skuadra e tyre, Tërbuni. Kjo, pasi, nga një skuadër pretendente për të kaluar në kategorinë Superiore, me rezultatet negative të regjistruara gjatë ndeshjeve të fundit, tashmë Tërbuni është përfshirë në grupin e skuadrave që rrezikojnë për të rënë nga kategoria.

Ishte kjo arsyeja, që presidenca pukjane vendosi të ketë ndryshime në drejtimin e skuadrës, ku tashmë në krye të pukjanëve është vënë trajneri Ramadan Ndreu. Me Ndreun në pankinë, Tërbuni, priti në shtëpi për javën e 17-të, ekipin e Besëlidhjes së Lezhës. Një derbi ky verior, ku Tërbuni kërkonte pikët e plota për t’u ngjitur në renditje, aty ku pak javë më parë ishte me grupin e skuadrave të kreut, dhe Besëlidhja e fundit në renditje, shumë e rrezikuar për rënien nga kategoria e parë.

Ndeshjes në fjalë, e luajtur në stadiumin “Ismail Xhemali” të Pukës, i parapriu një ceremoni nderuese me një minutë heshtje në respekt të ish delegatit të FSHF-së, Hysmet Alcani, i ndarë nga jeta dy ditë më parë. Respektin për këtë figurë të sportit lezhjan dhe më gjërë, shkonte edhe për faktin që ai ishte babai i trajnerit të tyre Alert Alcani, me të cilin bashkëpunuan në dy sezone radhazi nës krye të Tërbunit.

Referuar fushës së lojës, Tërbuni paraqiti një superioritet të dukshëm, por pa arritur të konkludojë me shënimin e asnjë goli në portën kundërshtare. Nga ana e tjetër, edhe lezhjanëve i duheshin patjetër tre pikët e plota, por barazimi në transfertë duket rezultat i favorshëm për to.

Pas këtij barazimi, 0-0, skuadrat kanë mbajtur të njëjtat pozicione edhe pas javës së 17-të. Tërbuni, aktualisht mban vendin e nëntë në klasifikim me 21 pikë, ndërkohë që Besëlidhja vazhdon të jetë e fundit në renditje me 15-të pikë.

Tabelën e klasifikimit e kryeson Skënderbeu i Korçës me 33 pikë, pozitë të cilën e mori pas humbjes së djeshme që Dinamo pësoi për javën e 17-të me Tomorrin e Beratit.

(Video) Pamje nga ndeshja, Tërbuni-Besëlidhja, 0-0. Kampionati Kombëtar i kategorisë së parë

 

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

Luftëtari mbetet “kockë e forte” për Laçin. Kurbinasit pretendet për Superiore, nuk shkojnë më shumë se barazimi në Gjirokastër

Luftëtari-Laçi 0-0 Kartonë të verdhë:Lala 24,Zaimi 49,Çelkupa 55,Isteri 89,Ndreu 90+3/Xherrison 49,Bibo 71,Jakpona 85 Luftëtari:Mamadov,Zaimi,Isteri(Nika 90),Diamanti(Ndreu 60),S.Puci,Cereni(Brahimi 78),Stërling(Frashëri 90),Solomon(Th.Puci 78),Lala,Mukoj,Çelkupa Trajner:Besmir Shabani...
- Advertisement -spot_img