Saturday, April 20, 2024

Superliga U21- Kuqeblutë mundin në transfertë Tiranën, 3-5. Spikat, Antonio Delaj me 3 gola, 2 të tjerët nga Pusi dhe Spahija

Lexo

Tirana U21-Vllaznia U21   3-5

Shënues: Kalemi 20’, Fakaj 39’, Kendella 47’/ Delaj 17’, 21’, 45’, Gledia Pusi 36’, Flori Spahija 57’

Tirana U21: Kamberi, Gjinaj, Alla, Kendela, Muzhaqi, Fakaj, Reçi, Dermani, Pjetri, Kalemi, Ahmetaj.(U aktivizuan: Çelaj, Meculi, Bala, Xhixhabesi, Toska.

Vllaznia U21: Shkoza, Xhilaj, Pusi, Spahija, Bushaj, Shimaj, Bizi, Peku, Pjeshka, Delaj, Musaraj.(U aktivizuan: Osmani, Maliqi, Paloka).Trajner Elvis Plori.

Gjyqtarë: E. Rusta, E. Kapxhiu, M. Salla. I katërt: H. Çelmeta

Faza e dytë e Kampionatit Kombëtar të futbollit për kategorinë e 21 vjeçarëve po prezanton një Vllazni ndryshe nga ajo e fazës së parë. Skuadra e drejtuar nga trajneri Elvis Plori ka një rritje të theksuar, në lojra dhe rezultat duke bërë që të jetë pretendente serioze për fitimin e titullit kampion.

Dy javët e fundit të fazës së dytë, kanë qënë më të bukurat për skuadrën kuqeblu. Nëse javën e kaluar mundi 2-1 Bylisin kryesues dhe kampion në fuqi i 21-vjeçarëve, sot në kuadrin e javës së 17-të, Vllaznia U21 mundë 3-5 në transfertë ekipin e Tiranës.

Ndeshja e luajtur pasditen e sotme në Kompleksin Sportiv, “Skënder Halili” të klubit Tirana, është shoqëruar me faza shumë interesante. Pjesa e parë, e cila ka dhuruar 6 gola, ka qënë më e bukura e kësaj ndeshje.

Antonio Delaj, një futbollist shumë teknik, që me të drejtë është pjesë edhe e ekipit të parë, ka hapur i pari serinë e golave, kur në të 17-tën minutë kalon në avantazh Vllazninë, 0-1.

Por, nuk zgjatë shumë, sepse pas tre minutash Tirana barazon me golin e shënuar nga Kalemi. Në harkon kohor të 60-të sekondave, është përsëri talenti kuqeblu, Delaj që shënon golin e dytë për Vllazninë. Nuk vonon shumë, dhe një tjetër talent kuqeblu, Gledian Pusi shënon në të 36-tën duke e rritur avantazhin shkodran në 3-1.

Seria e golave në këtë pjesë loje vijon në të 39-tën e kësaj pjese, por këtë radhë në anën e bardhebluve që shkurtojnë diferencen në 2 me 3 me autor Fakajn. Pak sekonda përpara se gjyqtarja kryesore Emanuela Rusta, të mbyllte pjesën e parë, është përsëri Antonio Delaj që shënon golin e radhës për Vllazninë, duke e çuar në 2-4 avantazhin kuqeblu.

Në 45 minutat e dyta, shënohen edhe dy gola të tjerë, një një për secilen skuadër. Fillimisht, dy minuta nga starti i së dytës, janë vendasit që tundin rrjetën e portjerit Shkoza të Vllaznisë me anë të Kendelles, dhe më pas, në të 57-tën, është Flori Spahija, qëndërmbrojtësi që është pjesë edhe e skuadrës së parë kuqeblu, që shënon golin e pestë për Vllazninë duke bërë që e gjithë ndeshja të mbyllet me rezultatin, 3 me 5 në favor të kuqebluve.

Tirana-Vllaznia ishte ndeshja e parë e javës së 17-të për Superligën U-21. Me këtë tre pikësh të fituar ndaj Tiranës, Vllaznia merr kryesisht kryesimin e kampionatit me 37 pikë duke lënë në vend të dytë, Bylisin me 36 pikë, skuadër e cila ka një ndeshje më pak, të cilën do ta luajë nesër me Kukësin.

Nesër, do të luajnë edhe Dinamo dhe Partizani që renditen në katër skuadrat e para, por diferenca që Vllaznia ka me këto dy skuadra, pavarësisht rezultatit që ato do t’i mbyllin ndeshjet e tyre, nuk ndikon në renditje në raport me Vllazninë.

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img