Tuesday, April 30, 2024

Prononcimet pas ndeshjes Kukësi-Vllaznia(0-1), flasin trajnerët kundërshtarë Brdariç-Hallaçi dhe kapiteni kuqeblu, Ardit Krymi

Lexo

Një fitore e ngushtë në shifra, por plotësisht e merituar nga ana e Vllaznisë, e cila me të drejtë duhet komplimentuar për gjithçka dha në këtë ndeshje dhe jo vetem, sepse në këto 14 javë kampionat ka bërë më të mirën e saj. Kryesimi I tabelës së klasifikimit me 32 pikë, nëntë më shumë se ndjekësit më të afërt që për momentin është Teuta nuk ka nevojë për koment. E megjithatë, edhe pse titulli vazhdon të ofrohet më pranë se kurrë, trajneri Brdariç vazhdon të tegohet diplomat në deklaratat e tij. Jaçfa tha ai menjëhërë pas ndeshjes së sotme, Kukësi-Vllaznia 0-1.

Thomas Brdariç(Trajner i Vllaznisë)

“Dua t’i përgëzoj të gjithë futbollistët e mi. Ishte një fitore e rëndësishme, sa më shumë kalojnë ndeshjet, aq më të vështira bëhen fitoret.  Çdo skuadër të kundërvihet kur je në vendin e parë. Dua një skuadër me këmbë në tokë, dhe të përulur. Sot nuk bëmë gjithçka perfekte. Kishim edhe ne vështirësitë tonë. 1-0 është një rezultat i rrezikshëm, por në fund fare i gëzohem fitores që morëm. E nisëm pak ngadalë, nuk ishim shumë të durueshëm. Në pjesën e dytë, u kthyem në mënyrën tonë të zakonshëm. Patëm mundësi të shënonim golin e dytë. Unë jam i kënaqur, nuk ka si të mos jemi të gjithë të kënaqur me këtë fitore. Kukësi është një skuadër shumë e mirë, me lojtarë shumë të mirë. Nuk kanë patur rezultate në ndeshjet e fundit. Di të luajë mirë futboll, edhe në Laç bëri një ndeshje shumë të mirë. E analizuam ndeshjen e parë, për të analizuar gabimet. Në këtë ndeshje bëmë shumë më mirë se ndeshja në Shkodër. Edhe Kukësi do të kishte shanset e veta, gjithsesi jam i kënaqur me fitoren. Ne folëm në pushimin e pjesës së parë. Kërkuam të zgjidhnim problemet tona. I zgjidhëm në një farë mënyrë. Kërkuam të gjenim problemet e kundërshtarit dhe ajo ishte rruga që na çoi te suksese. Ka edhe 22 javë deri në fund. Është shpejt për të folur për titullin kampion. Ka shumë ndeshje, i lejojmë tifozët e Vllaznisë që të ëndërrojnë. Na pëlqen të sulmojmë gjatë gjithë kohës. Kjo është mënyra që na pëlqen të luajmë dhe deri tani ka rezultuar e suksesshme”.

Rrahman Hallaçi(Trajner i Kukësit)

Në krahun tjetër, homologu i Brdariç, teknikun e Kukësit Rrahman Hallaçi humbja e sotme ndaj Vllaznisë e ka mërzitur shumë. Për të e rëndësishme ka qënë që skuadra sot të mos humbë, duke gjykuar se edhe një barazim mund të ishte një pikë morali.

 “Situata është jashtëzakonisht e vështirë. I thashë skuadrës që të kishim kujdes dhe nuk duhet ta humbisnim këtë ndeshje. Moment jashtëzakonisht i vështirë, krizë totale. Këto ishin mundësitë në këto moment. Vllaznia ishte më lartë se ne, ishin më lirshëm. Kur je në gjendje krize duhet të shtangohesh shumë nga mbrapa. Më vjen keq, sepse morëm një gol nga gabim teknik. Shkuam te porta, por duhet të shënosh. Duhet ta pranojmë se jemi në situatë jashtëzakonisht të vështirë. Fjala titull kampion, nuk duhet të përmendet më. Tani duhet të mendojmë si të dalim nga kjo situatë e rënduar. Ka lojtarë cilësor, por nuk po japin atë që duhet. Po vuajmë si skuadër në total, nuk është se po vuajmë në një repart. I thashë skuadrës vetëm mos u humbasim. Të paktën të merrnim 1 pikë. Në këto momente që flasim, kaq ishte mundësia. Nuk e di çfarë do bëjmë në të ardhmen, do flasim edhe me drejtuesit. Ngërçi psikologjik është i pranishëm, të gjithë së bashku duhet të japim maksimumin. Kemi pasur gjendjen e rënduar, lojtarët me eksperiencë duhet të marrin më shumë përsipër. Skuadra e Kukësit nuk ka qenë asnjëherë në këtë situatë kaq të vështirë. Vllaznia është cinike, ka avantazhe, është në vendin e parë, luajnë më lirshëm. Edhe po të humbisnin sot, nuk iu ndodhte asgjë. Nuk është puna te vetëbesimi. Është e pafalshme për ne që mos marrim 1 pikë. Por kuptohet është situatë e ndërlikuar shumë, jemi për t’u kritikuar nga i pari tek i fundit. Nuk mund të themi që Vllaznia është e vështirë, Apolonia e lehtë. Problemi është te vetja jonë. Kemi folur vazhdimisht në analizat teknike, vjen një moment që analizat nuk kanë vlerë, në fushë është komplet ndryshe. Duhet karakter, ndaj jemi zhytur në këtë situatë të vështirë. Kemi folur me lojtarët anësor gjatë gjithë kohës, që të qëndrojnë të mbyllur. Pjesën e parë shkuam mirë dhe pjesën e dytë të njëjtën gjë iu thashë. Gabimi teknik na penalizoi shumë. Edhe te mesi i fushës kemi vuajtur, ishim më dobët se radhët e tjera”.

Ardit Krymi(Kapiten i Vllaznisë)

Mungesa e Ardenis Gurishtës sot në sfidën Kukësi-Vllaznia, bëri që shiriti i kapitenit të shkonte për zv.kapitenin Ardit Krymi. Një shirit që Krymi e mbajti me mjaft me mjaft kompetencë në këtë ndeshje duke qënë si asnjë herë tjetër një lidër në fushën e lojës, absolutisht fitues në të gjithë dyluftimet si dhe një mbështetës i flaktë për repartin sulmues. Cilësimi si njeriu i ndeshje shkoi me të drejtë për Krymin, që menjëherë pas ndeshjes, do të shprehej.

“Kemi bërë maksimumin gjithmonë, falë fjalëve të trajnerit që na mbajnë me këmbë në tokë. Ndeshje ka shumë, është ende herët, ky është viti më i mirë i imi. Është viti i 7-të te Vllaznia. Ka të bëjë besimi shumë, që më është dhënë në skuadër, dhe po e shfrytëzoj. Duke parë diferencat që janë, Kukësi nuk na vuri në vështirësi. 15 pikë nuk janë pak, Kukësi përjashtohet nga gara për titull, me këtë diferencë. Ndihesh më lirshëm kur luan për të shkuar në Europë se për mbijetesë. Me punë dhe vullnet gjërat bëhen më mirë. Jemi duke e vuajtur shumë mungesën e tifozëve. Kemi shumë nevojë për ta, pandemia nuk ka qenë avantazh. Është e vërtetë që jemi dhe lojtarë dhe tifozë. Luajmë për një fanellë që e kemi vuajtur shumë dhe e duam shumë”.

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img