Saturday, April 20, 2024

Superiore, startojnë 3 ndeshjet e fundit të javës së 14-të: Befasojnë të kuqtë, shënojnë 2 gola në 7 minuta lojë përballë Skenderbeut në transfertë

Lexo

Pas dy çifteve, Kukësi-Vllaznia dhe Teuta-Bylis, të fituara nga kuqeblutë me rezultatin 0-1 dhe durrsakët 2-0  që hapën mbrëmjen e së premtes javën e 14-të, kategoria Superiore luan sot edhe tre ndeshjet e tjera Tirana-Kastrioti, Skenderbeu-Partizani, Apolonia-Laçi duke filluar nga 0ra 13.45.

Mjaft interesante ndeshja e Korçës, ku falë reshjeve të dëborës, skuadrat po luajnë në qilimin e bardhë të stadiumit “Skenderbeu”. Të kuqtë e drejtuar nga Ilir Daja befasojnë kur që në start të takimit në harkun kohor të 7 minutave shënojnë dy herë në portën vendase të mbrojtur nga Dajsinani me autor Bardhin 4’ dhe Solomon 7’.  Ekipet e kanë nisur lojën me këto  formacione.

Skënderbeu: Dajsinani, Meksi, Bajrami, Sadriu, Zguro, Taipi, Douna, Dumfour, Mara, Pusi, Mensah. Trajner: Julian Ahmataj

Partizani: Hoxha, Mala, , Bitri, Belica, Hakaj, Broja, Murataj,  Melo, Bardhi, Asani, Solomon. Trajner: Ilir Daja.

Në sfidën që luhet në stadiumin “Selman Stermasi” mes Tiranës dhe Kastriotit, skuadrat kanë zbritur në fushën e lojës me këto formacione:

Tirana: Bekaj, Toshevski, Najdovksi, Hoxhallari, Ismajlgeci, Kuka, Halili, Toli, Batha, Torasa, Muçi. Trajner: Nevil Dede

Kastrioti: Hidi, Deliaj, Bojom, Çela, Prodani, Okebugu, Vokrri, Mehmeti, Moraes, Rezi, Devid. Trajner: Ramazan Ndreu

Ndërkohë, në stadiumin “Loni Papuçiu” të qytetit të Fierit në një terren shumë komod përballen Apolonia vendase që vjen me moralin e pikës së marrë ndaj Partizanit javën e kaluar në “Elbasan Arena” dhe Laçi mysafir që sfidoi Kukësin një javë më parë. Të besuarit e trajnerëve Kamara(Apolonia) dhe Duro(Laçi) janë këto:

Apolonia: Çako, Sota, Agiare, Repaj, Omeri, Smaçi, Jebo, Haxhiu, Zaimaj, Mihana, Gjata. Trajner: Fabricio Kamarata

Laçi: Sherri, Malota, Ignjatovic, Obanor, Marku, Shehu, Lukas Ramos, Lushkja, Deliu, Xhixha, Harmon. Trajner: Shpëtim Duro.

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img