Sunday, November 24, 2024

Superiore-Mbyllen pjesët e para të 3 ndeshjeve: Tirana-Kastrioti 1-1, Skenderbeu-Partizani 0-2, Apolonia-Laçi 1-0

Lexo

Janë mbyllur pjesët e parë të tre ndeshjeve të javës së 14-të të kategorisë Superiore. 45 minuta këto me surpriza, ku më e veçanta është ajo e regjistruar në stadiumin “Skenderbeu” të Korçës” në një terren të mbuluar tërësisht me shtresën e dëborës Partizani surprizon me dy gola të shpejtë brenda 7 minutash me autor autor Bardhin 4’ dhe Solomon 7’.  Po ashtu, surprizë mund të quhet edhe avantazhi i fierakëve modestë të Apolonisë që shënojnë në minutën e 21-të me Gjatën përballë Laçit me pretendime Europe dhe titulli duke e ruajtur këtë avantazh deri në mbyllje të pjesës së parë. Ndërsa, në “Selman Stermasi”, surpriza Kastrioti që shënon në të 21-tën me Dejvid nuk zgjatë shumë sepse barazohet me golin e Bathës në minutën e 35-të.

Tirana-Kastrioti 1-1( Battha 35’/ Devid 21′)

Skenderbeu-Partizani 0-2(Bardhi 4′ , Solomon 7′)

Apolonia-Laçi 1-0 (Gjata 21′)

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img