Monday, November 25, 2024

Alfred Bardeli, “Mjeshtër i Madh”. Ish kampioni shkodran nderohet nga Presidenti i Republikës, Ilir Meta

Lexo

Ish kampioni i Vllaznisë në mundjen e lirë, dhe njëkohësisht antar i ekipit kombëtar, shkodrani Alfred Bardeli është nderuar nga Presidenti i Republikës Ilir Meta me titullin e lartë “Mjeshtër i Madh”. Ceremonia në fjalë është zhvilluar ditën e djeshme në mjediset e institucionit të Presidencës së Republikës së Shqipërisë me pjesëmarrjen e autoriteteve të sportit, mes të cilëve spikasnin ato të sportit të mundjes.

Zotit Alfred Bardeli  –    Titulli “Mjeshtër i Madh”

Në shenjë vlerësimi për veprimtarinë e shquar në sportin e mundjes. Sportist i talentuar me rezultate të larta të arritura në veprimtaritë kombëtare dhe ndërkombëtare.

Presidenti i Republikës Ilir Meta

Ky është motivacioni i dekorimit që shoqëroi pllakatën, që në pamundësi të prezencës së kampionit Alfred Bardeli për arsye objektive, Presidenti i Republikës zoti Ilir Meta ia dorëzoi bashkëshortes së Bardelit titullin në fjalë.

Emocionet e këtij nderimi që iu bë nga ana e Presidentit të Republikës, Alfred Bardeli i ka përcjellë me një përshëndetje përmes një video përgatitur enkas për takimin në fjalë që është shfaqur në sallë. Ndërkohë, nuk ka vonuar, vetem pak momente pas përfundimit të ceremonisë, ish kapioni absolut i mundjes shqiptare, Alfred Bardeli do të shkruante nga Italia në rrjetin social FB:  “FALENDEROJ PRESIDENTIN E REPUPLIKES Z. ILIR META PËR DHËNIEN E TITULLIT TË LARTË “MJESHTER I MADH “. GJITHASHTU FALENDEROJ KRYETAREN E BASHKISË SHKODËR, ZONJËN VOLTANA ADEMI.”

Titulli në fjalë për Alfred Bardelin është i gjashti dhe vjen pas një seri nderimesh që kjo figurë sportive ka marrë në vite, ndër të cilat veçohen:

Janar 1989 – Federata e Mundjes “Mjeshtër Sporti”

Dhjetor 2010 – Sport Klub Vllaznia “Nderi i Sportit Shkodran”

Dhjetor 2017 – Këshilli Bashkiak Shkodër “Mirënjohja e Bashkisë Shkodër”

Prill 2019 – Federata e Mundjes “Nderi i Mundjes Shqiptare”

Nëntor 2019 – Bashkia e Shkodrës në 100 vjetorin e Klubit Sportiv Vllaznia “Mundësi i Shekullit”

I bashkuar me sportin e mundjes që nga viti 1978 dhe deri në 1991-shin kur u largua nga Shqipëria drejt Italisë ku jeton edhe sot me familjen e tij, në karrieren sportive të Alfred Bardelit numërohen mbi 30 trofe të fituara si individë dhe me ekipin kuqeblu. Vllaznia e brezit të Alfred Bardelit ka qënë absolute e mundjes së lirë shqiptare, për të cilën Shkodra është krenuar në vite.

Mbiemri “Bardeli” meriton respekt në traditen e sportit shkodran, kjo sepse përpos Alfredit, figurojnë edhe dy djemtë e xhaxhait të tij, ish kampioni i mundjes, “Meshtri i Madh” Rrok Bardeli, si dhe Ferdinandi në volejboll, traditen e të cilit po e vazhdon edhe vajza e tij në volejboll me ekipin e Vllaznisë.

Së bashku me kampionin shkodran Alfred Bardeli, Presidenti i Republikës, Ilir Meta dekoroi me titullin e lartë, Mjeshtër i Madh”, edhe tre figura të të tjera të spikatura të mundjes shqiptare, Fuat Brahi, Hysen Omi dhe Shkëlqim Troplini.

Gaspër MARKU

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img