Vllaznia nuk di të ndalet, mund Bylisin në Ballsh 0-1, “heroi” i ndeshjes Ardit Hoxhaj

Lexo

(Video) Diplomohen 30 fizioterapistët e parë të Kursit 1-vjeçar. Shulku: FSHF po investon shumë për sektorin e mjekësisë sportivë

Departamenti i Mjekësisë Sportive në FSHF ka përmbyllur me sukses kursin për formimin e fizioterapistëve dhe mjekëve sportive, të...

Volejboll-Vllaznia për femra dhe meshkuj, nesër mysafir në kryeqytet për tu ndeshur me Partizanin. Uniforma të reja për femrat

Superliga e volejbollit për femra dhe meshkuj ka filluar pasditen e së premtes me dy çifet, Skënderbeu-Tirana, me një...

Korça e dashuruar me volejbollistët shkodranë. Pas Adma Mikopules, Skënderbeu rrëmbeu edhe treshen e meshkujve, Drinazi-Lloshi-Preka

Korça dhe Shkodra, si dy nga qytetet e traditës, kulturës dhe historisë, kanë pasur vazhdimisht raporte shumë të mira...

Bylis – Vllaznia 0:1  (Shënues: Ardit Hoxhaj 90+5′)

E mërkurë, 20 janar 2021, ora 13.45, stadiumi “Adush Muça” i qytetit të Ballshit

BYLIS: Qirko, Ymeralilaj, Stojanoviç, Hadroj(46’ Ntepeh), Janku, Ujka, Garsia, Ndreca(73’ Qardaku), Lorran, Mehmetllari(46’ Spahiu), Beji(62’  Kojiç). Trajner: Vlejko Dovedan.

VLLAZNIA: Zogoviç, Gurishta, Adili, Imami, Isaevski, Krymi(62’ Kruja), Jonuzi, Marku, Imeri(73’ Da Silva), Dilaver(73’ Avdiaj), Ardit Hoxhaj. Trajner: Thomas Brdariç

Arbitër kryesor: Rogjers Muka (Tiranë), Asistent i parë Denis Rexha(Tiranë), Asistent i dytë Denis Agaraj(Tiranë), Arbitër i katërt Adrian Beqiri(Tiranë), Vëzhgues Ilirjan Kristo(Tiranë), Delegat Eduard Gjini(Tiranë)

Vllaznia nuk di të ndalet. Kuqeblutë arritën të kalojnë me shumë sukses edhe pengesën Bylis duke konfirmuar edhe një herë formën jashtëzakonisht të mirë që kjo skuadër në vetvete. Edhe pse konsiderohej një transfertë e vështirë, Vllaznia arrin të triumfojë edhe në Ballsh. “Heroi” i këtij takimi konsiderohet Ardit Hoxhaj, i cili pikërisht atëherë kur të gjithë menduan se ndeshja po mbyllet në barazim me rrjeta të paprekura 0 me 0 godet saktë me kokë duke i dhënë tre pikë shumë të vlefshme skuadrës kuqeblu.

Ndeshja

Sfida në “Adush Muça” ka nisur e shpejtë për të dy ekipet, të cilat që në start japin sinjalet e para të një lojë sulmuese duke pasur në objektiv fitoren. Një pjesë e parë e cila realisht prodhoi momente të bukura, ndërkohë që edhe rastet për shënim u paraqitën në të dy portat respektive. Megjithatë, portjerët respektiv, Zogoviç i Vllaznisë dhe Qirko i Bylisit arrijnë t’i mbajnë rrjetat e tyre të paprekura. Në pushimin mes dy pjesëve, trajnerët Dovedan dhe Brdariç kanë mundësi të japin të tjera udhëzime, dhe në fakt kjo reflektohet edhe në fushën e lojës. Nëse në 45 minutat e para ishte Vllaznia më kërkuese në fushën e lojës, në fraksionn e dytë të lojës është edhe Bylis që e rritë më shumë ritmin e tij duke i dhënë takimit edhe më teëpr bukuri. Një barazim për kuqeblutë në një fushë disi të vështirë si ajo e Ballshit nuk është keq, por i këtij mendimi nuk është trajneri Brdariç, i cili me lëvizjet e tij duke larguar mesfushor dhe aktivizuar sulmues tregon hapur se kërkon fitoren. Koha ecën dhe goli nuk del në dritë. E megjithatë, me një Vllazni të tillë të etur për fitore, dhe një trajner gjerman që beson deri në sekondën e fundit të vërshëllimes së arbitrit, gjithçka mund të arrihet. Koha e rregullt, por edhe shtesa ka përfunduar. Në lojë ka mbetur edhe një goditje këndi për t’u ekzekutuar, të cilën e merr përsipër Herlad Marku, ku me një harkore të gjatë e adreson drejt shtyllës së dytë vendase, aty Mevlan Adili ngrihet me kokë duke i dhënë topit destinacion drejt portës, aty “floriri” Ardit Hoxhaj nuk fal duke e shtyrë topin në rrjetën e portjerit Qirko. Bylis 0 dhe Vllaznia 1, vlonjati, për të disatën herë në këtë kampionat shndërrohet në një “hero” për skuadrën, pasi goli i tij sërishmi rezulton tre pikësh.

Gol ky që prishi jo pak humorin e skuadrave të tjera rivale, të cilat në një farë mënyre iu gëzuan përpara kohe fiksimit të një barazimi në Ballsh që do të thoshte ngushtim të diferencës së pikëve të Vllaznisë me skuadrat e tjera. Por, Vllaznia është aty me 35 pikë duke mbajtur në fuqi avantazhin në plus 9 pikë me ndjekësit më të afërt, që për momentin është Teuta e Durrësit me 26 pikë, e cila edhe ajo sot fitoi ndaj Kastriotit me rezultatin 0-1 me golin e Bregut shënuar në të71-tën minutë. Ndërkohë që duhet pritur derbi kryeqytetas i së enjtes, Partizani-Tirana, skuadra këto që kanë të njëjtën kuotë pikësh nga 23 të tilla, se cila prej tyre mund të marrë pikët e duhura për t’iu bëshkangjitur durrsakëve në përpjekjet për të kapur Vllazninë. Në dy takimet e tjera të kësaj dite, Laçi barazoi 1 me 1 me Skenderbeun, ndërkohë që Apolonia simpatike e javëve të fundit, por e tillë edhe në ndeshjen e sotme, edhe pse u mund nga Kukësi me rezultatin 1 me 3.

Gaspër MARKU

- Advertisement -

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -