Java e 16-të e kategorisë Superiore do të luhet në dy ditë, të dielen dhe të hënën. Ky është vendimi i marrë nga sektori i garave në Federatën Shqiptare të Futbollit, i cili ka përcaktuar që të dielen të luhen tre ndeshje, Kukësi-Bylis, Skënderbeu-Apolonia dhe Vllaznia-Kastrioti. Dy çiftet e parë do të startojnë në orën 13:45, ndërsa çifti tjetër, Vllaznia-Kastrioti që do të ballafaqohet në stadiumin “Loro Boriçi” në orën 16:45. Java e 16-të e Superiores do të vijojë të hënën edhe me dy çiftet e tjera, Tirana-Laçi dhe Teuta-Partizani, i pari në 13.45 dhe i dyti në orën në 16:45.
Pas javës së 15-të, kampionatin e kryeson Vllaznia me 35 pikë pikë e ndjekur nga Partizani dhe Teuta me nga 26 pikë. Laçi me 21 pikë dhe Tirana së bashku me Laçin me nga 20 pikë janë tre skuadrat e dyta në renditje. Kastrioti është i shtati me 17 pikë, duke lënë në fund tre skuadrat e rrezikuara për t’u larguar nga Superiorja, Bylis dhe Apolonia me nga 12 pikë dhe i fundit Skenderbeu me 11-të.
Java 16 – Kategoria Superiore
E diel, 24 janar
13:45 Kukësi – Bylis
13:45 Skënderbeu – Apolonia
16:45 Vllaznia – Kastrioti
E hënë, 25 janar
13:45 Tirana – Laçi
16:45 Teuta – Partizani