Friday, December 27, 2024

Gjysmëfinalet e Kupës së Shqipërisë/ Egnatia-Vllaznia, gjithçka e hapur. Teuta kërkon të bëjë mrekullinë ndaj Tiranës

Lexo

Do të luhen ditën e mërkurë ndeshjet e kthimit të fazës gjysmëfinale të Kupës së Shqipërisë për edicionin futbollistik 2022-2023.

Egnatia kërkon finalen e parë në historinë e klubit, teksa do të presë në shtëpi ekipin e Vllaznisë, që  vjen si fituese e dy edicioneve të fundit e Kupës së Shqipërisë. Gjithçka është e hapur, teksa takimi i parë në Shkodër është mbyllur me rezultatin 1-1. Ndeshja është planifikuar të luhet në stadiumin ‘Egnatia Arena’ në Rrogozhinë në ora 14:00.

Në ndeshjen tjetër gjysmëfinale të këtij edicioni, Teuta do të kërkojë të bëjë mrekullinë ndaj Tiranës. Bardheblutë fituan lehtësisht në takimin e parë ndaj durrsakëve me shifrat 3-0, me gola të Florent Hasanit, Bruno Lulajt dhe Regi Lushkjes. Sfida e dytë e kësaj faze është programuar të luhet në stadiumin ‘Niko Dovana’ në Durrës, në ora 17:00.

Sakaq, finalja e madhe e Kupës së Shqipërisë do të luhet më datën 1 qershor 2023.

Më poshtë edhe kalendari me oraret e sfidave:

Kupa e Shqipërisë / Gjysmëfinalet

Ndeshjet e para/26.04.2023

   Vllaznia 1–1 Egnatia “Loro Boriçi”

Tirana 3-0 Teuta“Elbasan Arena”

Ndeshjet e kthimit/ 11 maj 2023

Egnatia – Vllaznia, ora 14:00, “Egnatia Arena”

Teuta – Tirana, ora 17:00“Niko Dovana”

Finalja / 01.06.2023

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img