Monday, November 25, 2024

U eleminua nga Champions, trajneri i Milanit, Stefano Pioli: Lojtarët dhanë gjithçka, por Interi e meritoi

Lexo

“Jemi të zhgënjyer që nuk arritëm në finale. Ishte një sezon më i komplikuar nga sa mendonim, por na mësoi shumë”.

Pas eliminimit nga Champions League nga Interi në gjysmëfinale, trajneri i Milanit, Stefano Pioli është i hidhëruar. “Lojtarët dhanë gjithçka, të flasësh për pak dëshirë nuk më duket e drejtë – shpjegoi trajneri i Milanit – Interi luajti më mirë se ne në të dy ndeshjet dhe e merituam finalen”.

“Sonte patëm një pjesë të parë të mirë dhe krijuam 2-3 raste për të kaluar në epërsi. Më vjen keq, sepse një gol mund të kishte ndryshuar momentin e ndeshjes. Jemi të zhgënjyer. Arritja në finale do të kishte qenë e jashtëzakonshme për rrugën tonë. Është një sezon më i komplikuar nga sa mendonim, por që na ka mësuar shumë”.

“Është një zhgënjim i madh, le ta pranojmë. Ne kemi pasur një rrugëtim të madh në Ligën e Kampionëve po, po ashtu duke menduar për atë që bëmë vitin e kaluar, por ne donim të shkonim në finale sepse kjo vlen. Ka zhgënjim. Fatkeqësisht këtë gjysmëfinale e kushtëzuam me 15 minutat e para të ndeshjes së parë, pastaj për pjesën tjetër ishim një ekip shumë i fortë”.

“Ne patëm dy mundësi për ta zhbllokuar ndeshjen sot. Nuk mund t’i qortoj lojtarët e mi për asgjë: ne u përpoqëm me gjithçka që kishi. Ne nuk ishim në gjendje të ishim aq të rrezikshëm sa jemi zakonisht, për shkak të kompaktësisë së Interit dhe një ritëm dhe saktësi që duhej të ishte më e mirë. U përpoqëm, por nuk ishim aq të saktë dhe të kthjellët. Në këto ndeshje Interi na shënoi gola në mundësitë e para, ne nuk mundëm të bënim të njëjtën gjë”.

 

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img